INTERVISTË/ Shefi i Shtabit paralajmëron: Shqipëria në rrezik nga terrorizmi

INTERVISTË/ Shefi i Shtabit paralajmëron: Shqipëria në rrezik nga terrorizmi

237
0
Shares

Bardhyl Kollçaku, shefi i Shtabit të Ushtrisë, ka folur për rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga terrorizmi. I ftuar në emisionin “Debati”  në Channel One me gazetarin Roland Qafoku Kolçaku tregon se si ka funksionuar ushtria në fillimin e mandatit të tij dhe ndryshimet që do të ndodhin ne FA.

Për më shumë se 6 muaj ushtria shqiptare ka qenë pa shef Shtabi pas mbarimit të mandate të gjeneral Bazos. Si ka funksionuar ushtria në këto 6 muaj dhe a ka sjellë kjo problem?

Forcat e Armatosura kanë një strukturë hierarkike që janë të destuinuara të funksionojnë edhe ku I mungon komandanti ose zëvendësi. Funksioni i shefit të shtabit është një detyrë kushtetuese dhe zevendës shefi i shtabit zëvendësion shefin e shtabit kur ai nuk është. Kjo ishte një histori që nuk duhet të ndodhte por ndodhi dhe nuk ka qenë periudha më e mirë. Por tashmë është një histori që i përket të kaluarës dhe uroj që raste të tilla të mos ndodhin më sepse ky institucion është shumë i rëndësishëm.

Mandati juaj është 3 vjet?

Po. Me të drejtë përsëritje.

A ka nevojë për rregulime ligjore që kjo situatë të mos përsëritet?

E mira është që forcat e Armatosura të mbeten jashtë betejave politike sepse janë të depolitizuara. Jemi në rishikimin e dokumenteve stradegjike, dokumetet e rishikimit të Mbriojtjes. Në fakt duhet të rishikohen disa çështje. Por ky është një proces.

A keni ngritur një grup pune për të berë këto ndryshime?

Po. Me urdhër të kryeministrit, në emër të stradegjisë së mbrojtjes, është ngruitur një grup pune i cili do të përfudojë shumë shpejt.

A ka një propozim konkret brenda këtij propozimi të madh për të ndryshuar diçka?

E para pse lindi i nevojshëm ky rishikim. Ka ndryshuar disa elementë të sigurisë globale. Qoftë të kërcënimeve të rreziqeve që i përmeda edhe më sipër. Si terrorizmi që i vijnë aleancës por edhe si pjesë e Aleancës. Elemennët e Sigurisë të strukruës teknologjike, mbrojtja kibernetike dhe element të tjerë që duhet të adresohen.

Në të gjithë këtë fenomen që ju përmendët, gjithmonë diskutohet pjesa e numrit të ushtrisë dhe teknologjia. Si është ky raport dhe a kemi ne kapacitete të mjaftueshme?

Mbrojtja e vendit si një detyrim kushtetues dhe sigruimi i pavarësisë është misioni ynë. Kur realizohet edhe me nenin 5 të Aelancës që është mbrojtja kolektive. Kjo nuk do të thotë që ka kërcënime serioze.

A rrezikohet Shqipëria nga terriozimi?

Po natyrisht ne jemi të rrezikuar. Ndaj duhet të jemi vigjilentë.

A ka qenë Shqipëria ndonjëherë shumë afër këtij rreziku?

Disa informacione janë të klasifikuara. Por mund të them se ka patur raste të tilla.

Unë ju njoh shumë mirë dhe mendoj se karakteri juaj është arma juaj më e fortë. Por pyetja është si do t’ja bësh nëse do kesh presione politike në detyrën që keni marrë?

Forcat e Armatosra janë institucion i depolitizuar dhe funskioni i shefit të Shtabit duhet të konsiderohet si i tillë. Natyrisht ne ndjekim një program qeveritar i cili është i orientuar dhe miratuar në Parlament, Nuk është presion por program i qeverisë.

Kur them presion mund të kesh presione dhe nga trupa e ushtarakëve.

Është herët për ta thënë këtë. Kemi marrdhënie shumë të mria me të gjithë. Unë jam i vendosur në forcimin e këtyre marrëdhënieve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY