Shitblerja e makinave te noteri, së shpejti online

Shitblerja e makinave te noteri, së shpejti online

195
0
Shares
sheshit Skenderbej, pas vendimit te marre nga Bashkia e Tiranes per rehabilitimin e ketij sheshi.

Pritet ndërtimi i një sistemi online i cili do të ndërlidhë noterët në të gjithë Shqipërinë me Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor, nga ku të gjitha veprimet e shitjes, blerjes, verifikimit të autorësisë së një automjeti dhe të gjobave, do të jetë transparent dhe lehtësisht i aksesueshëm. Sipas drejtueses së Dhomës Kombëtare të Noterëve, Mimoza Sadushi është duke u ndërtuar një sistem ndërlidhje me Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, me anë të së cilës synohet që të ofrohen procedura të thjeshtëzuara gjatë shitblerjes së makinave apo verifikimit të gjobave. Znj. Sadushi pohoi se ky sistem, i cili është aktualisht në fazë ndërtimi, pritet që më së shumti, të lehtësojë procesin e verifikimit të likuidimit të taksave të automjeteve, online. Sipas saj, në të gjitha noteritë në Shqipëri vijon normalisht procedura e shitblerjes së automjeteve dhe verifikimit të gjobave, e nisur që një vit më parë, gjë që sipas saj, ka sjellë shmangien e radhëve të gjata në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor./monitor/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY