FOTO/ Fifi flet hapur: Përse u largova nga “Xing me Ermalin”

FOTO/ Fifi flet hapur: Përse u largova nga “Xing me Ermalin”

417
0
Shares

Kur Fifin nuk e panë me ne akran çdo të shtunë, akuzat e publikut u drejtuan te Ermal Mamaqi për përjashtimin e saj. Me natyrën e saj sportive, Fifi kisjte bërë për vete të gjithë publikun. Megjithëse vetë këngëtarja e ka thënë se nga Xing-u u largua për shkak të angazhimeve të saj artistike, skeptikët nuk kanë arritur ta besojnë plotësisht. Madje, edhe pasi u mbyll sezoni i parë e nisi i dyti, sërisht vazhdon të përsëritet pyetja për Fifin. Sot, Filloreta ishte e ftuar në “Pop Culture” për të ndarë me publikun disa prej projekteve të reja muzikore dhe sezonin e ri të muzikës live në Tiranë. Së shpejti, ajo të sjellë para publikut versionin e dytë të këngës “Dashnia nuk është falas”, por ndërkohë po punon edhe për shumë tekste këngësh për kolegët e saj që do të marrin pjesë në festivalet e këtij viti. Po megjithatë, nuk i shpëtoi dot pyetjes së përsëritur nga publiku: “Pse e hoqi Ermali nga programi?” Menjëherë, këngëtarja tha se nuk është e vërtetë që e hoqi Ermali dhe konfirmoi angazhimet e saj artistike: “Nuk më hoqi Ermali nga programi. Unë nuk kisha shumë kohë të merresha me emisionin. Edhe oraret nuk na përputheshin, kështu që m’u desh të tërhiqesha…” – tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY