Dërgojnë një të vrarë në Urgjencën e Dibrës, zhduken pa lënë gjurmë...

Dërgojnë një të vrarë në Urgjencën e Dibrës, zhduken pa lënë gjurmë dy të panjohurit

305
1
Shares
Spitali Peshkopise

Dy oersona kane derguar një 42-vjeçar të vrarë në Urgjencen e Dibrës. Raportohet se i vrari nga fshati Blliçe i Dibrës ka gjetur vdekjen mesnatën e kaluar në rrethana misterioze. Dy personat që e sollën në Urgjencë janë zhdukur.

Njoftimi i policisë

Me datë 22.09.2017, rreth orës 03.30 të mëngjesit në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka ardhur një telefonatë nga urgjenca e Spitalit Rajonal se ka ardhur i vrarë me armë zjarri shtetasi Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçe, Bashkia Dibër. Menjëherë ka shkuar Grupi hetimor ku ka rezultuar se: Dy persona ende të pa identifikuar nga Policia kanë çuar në urgjencën e spitalit pa shenja jete shtetasin A.K, dhe janë larguar pa u identifikuar në urgjencën e spitalit. Nga kqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko ligjor rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor. Janë ende të pa qarta rrethanat e ngjarjes, kemi të bejmë me vrasje apo ngjarje aksidentale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën në orë te ndryshme të mbrëmjes së djeshme. Po bëhet kqyrja e telefonit të viktimës Si dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY