EMRA & FOTO/ Britani, ja si trafikohen shqiptarët, burgoset banda e kushërinjve

EMRA & FOTO/ Britani, ja si trafikohen shqiptarët, burgoset banda e kushërinjve

265
0
Shares
FERRARI PRESS AGENCY...Members of a Birmingham-based people-smuggling gang have been setenced today (18.9.17) convicted of conspiring to breach UK immigration law for trying to sneak Albanians in to the country through the Channel Tunnel in the boot of their cars. Two members of the gang (Ilir Hani, of Kendal Tower, Malins Road, Birmingham and Vullnet Karaj, of Great Colemore Street, Birmingham) were found guilty on Monday (August 14) following a five day trial at Canterbury Crown Court. Four other members linked to the smuggling bids previously pleaded guilty to the crimes. All are due to be sentenced on September 18. See Ferrari copy. Picture: Home Office

Ky është momenti kur dy emigrantë shqiptarë kapen duke u përpjekur për të hyrë në Britani në mënyrë të paligjshme.
Ata ishin fshehur brenda bagazhit të një makine familjare. Fotot u shpërndanë nga zyra britanike e “Home Office” ditët e fundit pasi anëtarët e një bande të trafikut të njerëzve u dënuan për përpjekjen për të dërguar pesë shqiptarë në Britani nëpërmjet dy udhëtimeve.
Në fakt, fotoja është marrë në gusht të vitit 2015, kur Gillian Barker, 47 vjeç u ndalua dy trafikuar dy emigrantët shqiptarë.
Pjesë e grupit ishte i dashuri i Barker, shqiptari Ilir Hani 44 vjeç dhe krerët e bandës, kushërinjtë Eduart Karaj, 39-vjeç dhe Vullnet Karaj, 41 vjeç.
Gjatë seancës gjyqësore e nisur pak ditë më parë në Britani, gjyqtari Simon James i quajti kushërinjtë si arkitektë dhe forca udhëzuese të operacionit.
Ai i tha bandës se, “Secili prej jush ka pranuar ose ka luajtur një rol në një organizatë kriminale të organizuar në mënyrë profesionale dhe e krijuar për të përfituar nga trafikimi i njerëzve”, shkruan “Daily Mail”.
Vullnet Karaj u burgos për pesë vjet e gjysmë dhe Eduart Karaj për pesë vite, ndërsa Ilir Hani u burgos për 4 vite burg. E dashura e tij u dënua me 20 muaj burgim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY