EMRI & FOTO/ Angli, kapet me 24 qese kokaine, 3 vite burg...

EMRI & FOTO/ Angli, kapet me 24 qese kokaine, 3 vite burg IT-së shqiptar

341
0
Shares

Një emigrant shqiptar i paligjshëm, i cili kishte shkuar në Stoke-on-Trent, në Angli i fshehur në kamion, është dënuar me 3 vjet burg nga një gjykatë britanike.
Emiljano Boka u kap pasi policia i gjeti 24 qese me kokainë në pantallona dhe në këpucët e tij.
Gjykata Crown Stafford tha se Boka hyri në Mbretërinë e Bashkuar pasi kishte paguar për transportimin e tij në një kamion nga Gjermania.
Oficerët e policisë e ndalën të pandehurin në orën 21:30 të datës 7 korrik, por ai dha një emër të rremë para se të arrestohej.
Sipas prokurores së çështjes, shqiptari kishte thënë para policisë se nuk ka shpërndarë drogë, thjesht e ka blerë nga dikush.
Oficerët deklaruan se vlera e kombinuar e 24 qeseve të kokainës ishte rreth 280 paund.
Boka u shpall fajtor për posedimin e kokainës me qëllim shpërndarjen.
Avokati i tij tha se Boka ishte kualifikuar në fushën e IT dhe kishte punuar në atë industri në Shqipëri.
Avokati tha se, “Ai u ka thënë të vërtetën autoriteteve dhe ka ardhur në këtë vend nga një kamion nga Gjermania, duke paguar për kalimin e tij. Për shkak të statusit e tij si emigrant i paligjshëm ai ra pre e tregtisë së drogës”.
Avokati tha se Zyra Qendrore po planifikon ta depërtojë të pandehurin.
Gjyqtari e dënoi Bokën me 3 vjet burg duke u shprehur se ai nuk është penduar dhe nuk mendon se ka bërë ndonjë gabim. Gjyqtari shtoi se tregtia e drogës sjell vdekje dhe shkatërrim, dhe meqë shqiptari ishte pjesëmarrës në atë tregti meriton atë dënim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY