Greqi, dy operacione bllokojnë mbi 100 kg drogë, dy shqiptarë në pranga

Greqi, dy operacione bllokojnë mbi 100 kg drogë, dy shqiptarë në pranga

106
0
Shares
Foto Ilustruese

Një sasi e konsiderueshme droge është kapur në dy operacione të policisë helene në Janinë. Bëhet fjalë për 103 kg drogë të sekuestruara.
Në operacionin e parë, u ndoq një mjet që vinte nga kufiri dhe u ndalua në Ionia Odo. Në mjet u gjetën dhe sekuestruan 52 kg marijuanë. Për këtë rast, u arrestuan dy shqiptarë, 36 dhe 41 vjeç, raportojnë mediat greke.
Në operacionin e dytë, u ndoq një mjet që vinte nga kufiri dhe u kap në vendin e quajtur Amfithea. Në mjet u gjetën dhe sekuestruan 51 kg marijuanë. Në pranga një grek 47-vjeç dhe një shtetase gjeorgjiane 31-vjeç.
Sot në mëngjes në Igumenicë u kapën 108 kg marijuanë që vinin nga Shqipëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY