Mbledhja e Kryesisë së PD-së është karakterizuar nga tensione. Janë shumë të pakënaqurit nga drejtimi i partisë, një prej tyre edhe Jamarbër Malltezi. Ai ka deklaruar në mbledhje se demokratët janë të demotivuar dhe se duhej të ngrihej zëri dhe të denoncohej vjedhja e votës, por në të kundër nuk u dokumentua asgjë.
“Duhej të ngrinim zërin dhe denonconim vjedhjen e votës. Demokratet janë të demotivuar. Nuk dokumentuam asgjë”, raportohet se ka thënë Malltezi.
Ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha ka thënë në fillim të mbledhjes së kryesisë që pritet të zgjasë se qëllimi i analizës është përbashkimi.
“Të ndërtojmë përgjigjen për skemën dhe infrastrukturën e blerjes së votës dhe shantazhimit. Ta identifikojmë infrastrukturën e tyre emër për emër, kudo në çdo zonë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/