Berisha “bojkoton” mbledhjen e kryesisë së PD-së – Zbulohen porositë e Bashës

Berisha “bojkoton” mbledhjen e kryesisë së PD-së – Zbulohen porositë e Bashës

348
0
Shares

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Partisë Demokratike, për herë të parë nuk merr pjesë Sali Berisha. Gjithashtu në këtë mbledhje nuk marrin pjesë figura si Jozefina Topalli e Majlinda Bregu.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Basha ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë nisjen e një analizë të thellë në të gjitha strukturat e Partisë Demokratike. Mësohet se nga kjo analizë do të kërkohet të nxirren shkaqet e humbjes së 25 qershorit dhe gjithashtu për të nxjerrë dhe shkaktarët e rezultatit zhgënjyes në të 12 qarqet.
Përveç riorganizimit të partisë, një tjetër temë shumë e rëndësishme që është duke u diskutuar në mbledhjen e kryesisë së PD-së është edhe reforma zgjedhore.
Ndërkohë një pikë e fundit që pritet të ceket në këtë mbledhje është edhe propozimi i grupimit “antibasha” që kërkojnë ndryshime statutuore.
Axhenda e plotë e kësaj mbledhje të PD-së pritet të zbardhet nga vetë Basha ose drejtues të PD që në mbyllje pritet të dalin në një konferencë për shtyp.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY