Tension në mbledhja e Kryesisë së PD, Jemin Gjana tenton të...

Tension në mbledhja e Kryesisë së PD, Jemin Gjana tenton të godasë njërën prej anëtareve

542
0
Shares

Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë pasditen e sotme. Mbledhja e nisur prej orës 18:00, është shoqëruar me debate. Prioritet i mbledhjes është reformimi dhe modernizimi i Partisë Demokratike, si dhe do të bëhet konsultimi për ndryshimet statutore dhe forcimi i rolit të anëtarësisë.
Basha në fillim të mbledhjes ka folur për analizën e humbjes dhe nisjen e procesit për ringritjen e partisë. Gjatë mbledhjes kanë mbajtur fjalë edhe deputetë të PD-së.
Por gjatë kohës që kryetari i Komisionit për Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana (i caktuar në këtë detyrë nga Lulzim Basha) po fliste, ka ndërhyrë disa herë anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Valbona Mezini, duke i ndërprerë fjalën. Sekretarja për Organizatat Partnere në PD, teksa ndërhynte, akuzonte Jemin Gjanën për mmënyrën e organizimit dhe manipulimin e zgjedhjeve në parti.
Në një moment, Gjana ka humbur kontrollin dhe është përplasur verbalisht me Mezinin.
Burime për “BalkanËeb” thonë se është dashur ndërhyrja e deputetëve të pranishëm në mbledhje për të shmangur përplasjen fizike.
Gent Strazimiri dhe truproja e Lulzim Bashës mësohet se kanë qenë të parët që kanë ndërhyrë për të shmangur përplasjen fizike.
Mezini njihet si kritike e Bashës dhe është pjesë e firmëtarëve që kanë kërkuar shkarkimin e tij si kryetar i PD. Ndërsa Gjana ka mbajtur një pozicionim në përkrahje të Bashës, dhe ishte kryetari i komisionit të zgjedhjeve në PD. Ai është akuzuar nga kritikët e lidershipit edhe si përgjegjësi kryesor i manipulimit të rezultatit të 22 Korrikut.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY