Albi flet për “shkakun” e divorcit me Klaudian: Ajo më kërkoi të...

Albi flet për “shkakun” e divorcit me Klaudian: Ajo më kërkoi të bënim fëmijë, por unë…

833
0
Shares

Albi Nako i ftuar sot në emisionin “Rudina” ka folur për “shkakun” e divorcit me Klaudia Pepan.
Është hera e parë që Albi Nako tregon vetë arsyen e ndarjes.
Ai mohoi kategorikisht të ketë qenë faji i Klaudias, madje tregoi se menjëherë pas “Amici”-t, ajo i kishte kërkuar të bënin një fëmijë. Por ai kishte refuzuar. Por siç thotë, ishte për të mirën e saj.
Ai tregoi se ka lexuar shumë komente të njerëzve që e gjykonin Klaudian si fajtore për ndarjen, duke e etiketuar si karrieriste.
“Shumë njerëz e akuzuan Klaudian si karrieriste. Por unë as që kisha ndërmend t’u përgjigjesha. Mund të them vetëm një gjë. Pas ‘Amici’-t, Klaudia ka kërkuar të bëjë fëmijë me mua. Isha unë ai që, duke menduar për karrierën e saj, nuk pranova. Kjo është e vetmja e vërtetë e madhe. Pastaj erdhën edhe gjëra të tjera, por që i dimë vetëm unë dhe ajo”.
E megjithatë, divorci nuk do të thotë ndarje për ta. Ata vijojnë të ruajnë komunikim shumë të mirë dhe Albi premtoi sot se do të jenë përherë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.
“Ndodhi në mënyrë graduale, jo se ndodhi menjëherë. Por ne do të jemi gjithmonë në kontakt për gjithçka, dhe asgjë s’ka për të na ndarë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY