I dhanë lejen në burg por, fieraku u kthye në qeli me...

I dhanë lejen në burg por, fieraku u kthye në qeli me kanabis me vete

213
0
Shares

Një fierak ështe arrestuar nga policoa e Elbasanir pasi tentoi te fuste ne burg kanabis. 31-vjeçari vuante dënimin në burgun e Kosovës së Madhe. Dilaver Adushaj,  31  vjeç banues në Roskovec, ishte dënuar për “Vrasje me paramendim”. Sipas autoriteteve arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar  nga ana e punonjësve të I.E.V.P Kosovë e Madhe, në ushqimet e tij u gjet 40 gr lëndë narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”  dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 324./a të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY