Djegia e trinjakëve në Durrës, del rezultati i ekspertizës

Djegia e trinjakëve në Durrës, del rezultati i ekspertizës

360
0
Shares

Rezultati i ekspertizës ka dalë tashme dhe tregon se si humbën jetën trinjakët e mitur mbrëmjen e djeshme në Durrës. Sipas burimeve të afërta me ngjarjen ekspertiza mjekonligjore ka dale në përfundimin se trinjakët kanë ndërruar jetë si pasoje e djegies.

Si ndodhi ngjarja

Tragjedia e djegies se trinjakëve filloi nga loja e fëmijëve me shkrepëse. Kaq ka mjaftuar që zjarri i cili ka përfshirë fillimisht kolltukun në dhomën e tyre, të përhapej me shpejtësi në të gjithë banesën private. Sfungjeri i kolltukut ka sjellë përshpejtimin e flakëve. Burimet nga zjarrfikëset thanë se kanë gjetur një vatër të thellë zjarri kur shkuan në banesën e Gazmend Koçit. Mësohet se trinjakët që humbën jetën kanë lindur në Itali. Dëshmitarët thanë ndër të tjera se fëmijët i gjetën të asfiksuar pa shenja jeta dhe se nuk kishin mundësinë t’i jepnin dot ndihmë pasi dera ishte e mbyllur dhe dritarja me hekura. Në vendgjarje kanë shkuar ekspertët kriminalist që do të përcaktojnë shkaqet e rënies së zjarrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY