VIDEO/ Drogë drejt Kosovës, arrestohet “koka” e rrjetit të narkotrafikut dhe dy...

VIDEO/ Drogë drejt Kosovës, arrestohet “koka” e rrjetit të narkotrafikut dhe dy transportuesit

315
0
Shares

Policia e Shtetit ka sekuestruar 25 kg kanabis dhe ka arrestuar në flagrancë, drejtuesin e këtij rrjeti të trafikut narkotikësh bashkë me 2 shtetas të tjerë transportues, kosovarë. Në kuadër te realizimit te operacionit “Delta”, u sekuestruan 7 automjete. Policia njoftoi se është shpallur në kërkim pronari i vendit ku përgatitej lënda narkotike.  Si rezultat i tij u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Besim Gashi , 47 vjeç, banues në Kosovë dhe Sami Vatija, 41 vjeç, banues në Kosovë. Këta 2 shtetas, në Kryqëzim të Rriles, janë ndaluar nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin Volkswagen kamionçinë, ku në brendësi të saj kishin modifikuar vendin e fshehjes së lëndës narkotike Mariuanë, e ndarë në 19 pako të mbështjella me natriban, e cila pas peshimit rezultoi 20 kg. Në vijim të veprimeve policore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Ilir Markvukaj, 41 vjeç, banues në Lezhë, i dyshuar si drejtuesi i këtij rrjeti të trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit Kosovë. Gjithashtu u shpall në kërkim e punohet për kapjen e shtetasit D.M. 49 vjeç, banues në Lezhë, pronar i servisit ku ishte përgatitur dhe paketuar lënda narkotike. Po në këtë servis, gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur e sekuestruar edhe 5 kg 230 gr lëndë narkotike Mariuanë. Lidhur me 2 shtetasit e fundit, vijon puna për verifikimin e pasurive, pasi i’u evidentuan dhe i’u sekuestruan në total 7 automjete në pronësi të tyre, ndër to Hammer, Mitsubish etj. Vepra penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Besim Gashi dhe Sami Vatija. Veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenet 283 dhe 287 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Ilir Markvukaj dhe D.M. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY