Nuni i trinjakëve të asfiksuar hedh poshtë versionin zyrtar: Ku ishte në...

Nuni i trinjakëve të asfiksuar hedh poshtë versionin zyrtar: Ku ishte në të vërtetë nëna e fëmijëve

3566
0
Shares

Ngjarja e rëndë e djegies së tre fëmijëve trinjakë të moshës 3 vjeç ka tronditur qytetin e Durrësit. Nuni i trinjakëve që humbën jetën dje në flakë ka vendosur të rrëfejë ngjarjen reale dhe detajet e ngjarjes tragjike në fshatin Romanat të Durrësit. Minut pas minnuti ngjarja u zbardh në copëza, ku herë thuhej që i lanë të kycur brenda dhe herë të tjera që nena e tyre ishte larguar për te takuar mamane e saj.  Keto versione te pavertetuara e kane tronditur me teper familje.  Nuni i trinjakëve ka shkruar për JOQ se nëna e tyre Migena gjendej tek vjehrri i saj, i cili ndodhej 30 metra larg shtëpisë dhe jo tek mamaja e saj siç u deklarua në shumë versione jozyrtare. Ngjarja ka ndodhur në punë minutash dhe ajo e nuni i të vegjëlve nuk kanë mundur t’i shpëtojnë trinjakët nga flakët e zjarrit. “Përshëndetje. Ju lutem mos abuzoni me ngjarjen e trinjakëve sepse mamaja e tyre ka qenë te vjehrri, domethënë 30 metra larg, por Zoti e pati shkruar të ndodhte kështu. Ishte tymi që nuk na la të bënim gjë për t’i shpëtuar. E dyta si rrodhi ngjarja edhe Zoti nuk i shpëtonte sepse çdo gjë u nxi në tym për 30 sekonda. Unë jam nuni i atyre fëmijëve. Shkaku ka qenë se kanë marrë një shkrepëse dhe kanë djeg perden. Babai i fëmijëve ka qenë në punë. Ajo nënë dhe ai baba i ka rritur me gjak kur i thonë. Vetë ata kane mbyllur derën e dhomës nga brenda, jo të shtëpisë. Dritarja ka qenë me kangjella. Tentova të shqyej hekurat, por e pamundur. Nga korridori nuk hyje dot nga asfiksia. Çdo gjë ka ndodhur për 3 minuta. Kam qenë i pari pas nënës së tyre”,- shprehet nuni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY