Historia e Brigadës së 22 nuk njeh asnjë përpjekje me Prek Calin...

Historia e Brigadës së 22 nuk njeh asnjë përpjekje me Prek Calin dhe njerëzit e tij

162
0
Shares
Nga Kastriot Dervishi

Ditën e djeshme i ftuari më i moshuar i emisionit “Opinion”, në kuadër të justifikimeve të veprimeve luftarake komuniste kundër Prek Calit (as emrin nuk ia tha njëherë të saktë, por gjithnjë “Preng” e shqiptoi), deklaroi se shkak për goditjen ishin bërë veprimet e mëparshme të Calit kundër brigadës së 22-të.
Ky deklarim është i gënjeshtërt.
Kjo brigadë nuk kaluar fare pranë vendeve ku qëndronte Prek Cali. Rrugëtimi i brigadës nga Peza, Mirdita, Shkodra, Tuzi, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia, në harkun kohor shtator 1944 deri dhjetor 1945, i përshkruar në historikun e parë të saj në vitin 1945, nuk dëshmon për ndonjë përpjekje e aq më tepër për të vrarë në radhët e saj, në beteja me njerëzit e Prek Calit.
Brigada e 22 u formua më 18. 09. 1944 në Pezë. Në emër të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Kristo Themelko bëri thirrje të kujtohej vazhdimisht gjaku për të pasur një Shqipëri “pa tradhtarë e reaksionarë”, për të cilët sipas tij nuk duhej të kihej asnjë pikë mëshire. Pas tij foli delegati i Këshillit Nacionalçlirimtar Myslim Peza i cili nuk harroi të shtonte suksesin “kundra reaksionarëve tradhtarë ballistë, legalistë e të çdo tipi”.
Detyra e parë e brigadës menjëherë pas inaugurimit, ishte zhdukja e “çerdheve reaksionare të tradhtarëve”, Murat Gora, Sul Afizi, Mustafa Deliallisi, Musa Picari, etj.
Më 3. 12.1945 brigada filloi marshimin e kthimit për në Shqipëri duke mbërritur së pari në Strugë. Një gjeneral jugosllav u shpërndau dekoratat e dhëna nga Jugosllavia. Udhëtimi vijoi nga Qafën e Thanës dhe më 7. 12. 1945 brigada u vendos në kazermat e Krastës në Elbasan.

Nga historiku prej 16 faqesh i kësaj brigade kam përzgjedhur disa pjesë (të korrektuara):

– Më datën 30.11.1944 brigada jonë mori urdhrin për t’u nisur në drejtim të Tuzit për të ndjekur forcat gjermane në ikje. Ky lajm u prit me gaz nga partizanët. Ata e kuptojnë se lufta për ata nuk kishte mbaruar. Ata donin të luftonin së bashku me ushtrinë e Titos, se me këtë rast i jepej një grusht i rëndë shovinizmit jugosllav e shqiptar dhe kështu forcohet vëllazërimi i të dy palëve.

– Qëndrimi tonë në ato vise, e forcoi vëllazërimin midis shqiptarëve dhe jugosllavëve. Konferencat dhe shfaqjet teatrale që bëheshin prej reparteve të ndryshme në katunde, kanë qenë të vazhdueshme dhe me sukses.

– (Në Kosovë) u dallua vetëmohimi i partizanëve dhe mëria që kishin kundër reaksionarëve sa që t’i shqyenin me dhëmbë.

– Kështu mbyllet etapa historike plot vuajtje e sakrifica dhe si rrjedhim fitoret e shkëlqyera të korrura kundra armikut të njerëzimit dhe këlyshëve të tij, tradhtarëve të vendit. Një epope e re ku luftëtarët e kësaj brigade kanë treguar heroizma të pashembullta. Gjaku i dëshmorëve tanë ka qenë një kontribut i madh për hedhjen e themeleve të pushtetit tonë popullor si dhe jashtë kufijve për çelikosjen e vëllazërimit të popullit shqiptar me atë jugosllav.

Bashkëlidhur pjesë nga historiku i brigadës (shkruar në vitin 1945), një fletë nga bilanci i humbjeve (asnjë i vrarë kur kanë kaluar Shkodrën) dhe një partizan i këtij formacioni.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY