Rrëfehet babai: Si e lashë djalin e mitur në një vend të...

Rrëfehet babai: Si e lashë djalin e mitur në një vend të BE-së për jetë më të mirë

141
0
Shares

Një prind shqiptar, i cili nuk ka preferuar të identifikohet ka rrëfyer se si e ka lënë djalin e tij 15-vjeçar në një nga vendet e BE-së për një jetë më të mirë. Ai thotë se e ka lanë djalin në një stacion treni derisa erdhën policët.
“E çova në një vend të BE për një jetë më të mirë dhe e lashë në një stacion treni derisa erdhi policia që e mori. E dërgova kur ishte 15 vjeç, ndërsa për pak muaj ai mbush 18 vjeç. Më merr malli shumë, por më duket sikur më ka harruar. Edhe sikur të dua unë është e vështirë për të që të kthehet këtu në Shqipëri”, tregon babai, pwr emisionin e sotëm “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko në TV “News24”.
Ndër të tjera ai shprehet disi i penduar për veprimin e tij dhe thotë se nëse do kishte një fëmijë tjetër nuk do e çonte sërish. Ai thotë se djali studion në një shkollë profesionale.
“Djali studion në një shkollë profesionale dhe pas shkollimit ka mundësi për të punuar atje. Nëse do kisha një fëmijë tjetër nuk do e çoja sërish. Flas në telefon 3 herë në muaj dhe kam 7 muaj pa e takuar”, ka thënë ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY