DËSHMITË/ Djegia e trinjakëve, të ëmës i ra të fikët sa mbërriti...

DËSHMITË/ Djegia e trinjakëve, të ëmës i ra të fikët sa mbërriti në banesë, flasin bashkëfshatarët

256
0
Shares

Klithmat e trinjakëve 3-vjeçarë që u asfiksuan aksidentalisht brenda banesës së tyre në fshatin Romanat të Durrësit i dëgjoi i pari Orion Isufaj, personi që lajmëroi edhe zjarrfikësit për tragjedinë.
“Sapo kisha mbërritur nga puna kur ndjeva tymin, e pashë që dilte nga shtëpia e Gëzimit. Kur shkova dëgjova britmat e fëmijëve. Njoftova menjëherë zjarrfikësit. Ata erdhën për 5 minuta, por unë nuk i ndihmova dot. Nga shtëpia dilte shumë tym”, thotë Orioni.
Teksa tre të miturit në banesë janë gjetur të pajetë nga forcat zjarrfikëse, Orioni ndjehet i pafuqishëm që s’mundi t’ju vijë në ndihmë.
“Unë thirra zjarrfikëset, ata erdhën për 5 minuta, por fatkeqësisht na thanë që të tre kanë humbur jetën. Fëmijët ishin mbytur nga tymi”, rrëfen ai.
Dëshmi të tjera tronditëse vijnë nga fqinjët e familjes Koçi në Durrës, banesa e të cilëve u përfshi nga flakët pasditen e sotme dhe 3 fëmijët e vegjël humbën jetën.
“E kishin thyer derën dhe kishin hyrë brenda kur mbërrita. Unë isha i dyti që u futa brenda, i pari nuk e di se cili ka qenë. Fëmijët i gjetëm pa shenja jete, ishin të asfiksuar”, shprehet njëri prej tyre.
Ndërsa një tjetër banor i Rromanatit thotë se lajmin tragjik e ka mësuar nga televizori.
“Kur pashë lajmin në televizor erdha. I kam bashkëfshatarë. Dëgjova që kishin ardhur njerëz për t’i dhënë ndihmën e parë, por fëmijët janë gjetur të gjetur të pajetë”, shprehet ai.
“Do ketë qenë në arë, apo duke u marrë me punë të tjera”, thotë një tjetër banor për të ëmën e fëmijëve.
“Britmat e saj i kemi dëgjuar të gjithë, i ka rënë të fikët sa ka mbërritur në banesë”, është dëshmia tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY