DETAJE & FOTO/ Durrës, të dhënat e para, ja çfarë ndodhi në...

DETAJE & FOTO/ Durrës, të dhënat e para, ja çfarë ndodhi në banesën ku u dogjën trinjakët e vegjël

249
0
Shares

Një e mërkurë e zezë ashtu si stuhia që përfshiu sot qytetin e Durrësit i mori jetën tre vogëlushëve brenda banesës së tyre në Romanat.
Pak minuta pasi një zjarr i befasishëm përfshiu banesën e Gëzim Konçit, duke asfiksuar tre trinjakët e tyre, gazetarja Klodjana Haxhaij mëson të tjera detaje.
Ajo ka mbërritur në banesën e tragjedisë, aty ku gjithçka është shkrumbuar në pak minuta.
Ajo thotë se tre vogëlushët ndodheshin vetëm brenda shtëpisë, ndërsa zjarri ra pikërisht në dhomën ku ata qëndronin e u përhap më tej në të gjithë shtëpinë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e lojës së tyre me shkrepse, por ende nuk është saktësuar.
Përveç tyre, familja Konçi kishte edhe dy vajza të tjera më të rritura, të cilat ashtu si edhe prindërit nuk ndodheshin në banesë në momentet e tragjedisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY