Basha takon aleatët, nis konsultimet për Reformën Zgjedhore

Basha takon aleatët, nis konsultimet për Reformën Zgjedhore

81
0
Shares

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur në një takim sot aleatët për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore. Në takimin që nisi në orën 18:00, kanë filluar konsultimet mbi reformën zgjedhore.
Kreu i opozitës Basha ka thënë se diskutimet dhe konsultimet për Reformën Zgjedhore do të përfshijnë çdo aleat të PD-së, parlamentare ose jo parlamentare.
“Konsultimet do të vazhdojnë me aleatët parlamentarë dhe jo parlamentarë. Konsultime edhe me çdo forcë politike dhe faktorë shoqërorë pro zgjedhjeve të lira. Reforma zgjedhore për të ndalur manipulimin dhe shitblerjen e votës. Reforma zgjedhore; votim dhe numërim elektronik. Reforma Zgjedhore, të mundësojë votimin e emigrantëve”, thuhet në njoftimin e PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY