REAGIMI/ Flet “miku” i Edi Ramës që sulmoi policinë me makinë të...

REAGIMI/ Flet “miku” i Edi Ramës që sulmoi policinë me makinë të blinduara, 3 fjali për incidentin 7 fjali për Bashën e Berishën

154
0
Shares

Pronari i mjetit që goditi makinën e Policisë së Elbasanit, ka tentuar të reagojë sot, duke mos shpjeguar ngjarjen për të cilën akuzohet, por ka zgjedhur të sulmojë Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.
Përmes një reagimi për mediat, Petrit Çela “apelon” të pritet drejtësia, ndërsa “i përvishet” Bashës e Berishës, duke “dhënë vetë drejtësi” nëpërmjet ngritjes së vetë akuzave ndaj tyre, duke dhënë vetë edhe pretencën…

Reagimi i plotë i Petrit Çelës
1. Se pari, sa i përket incidenteve me makina e me shefa policie, unë jam në pritje të reagimit të organeve te drejtësisë.
2. Prezumimi i pafajësisë derisa të provohet e kundërta është një parim i njohur publikisht.
3. Pra jini të durueshëm dhe prisni fjalën e fundit të organeve kompetente.
4. Në këtë deklaratë do të doja t’i drejtohesha publikisht Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës, pasi të gjithë tashmë e dine se I ashtuquajturi “qytetar digjital” nuk është asgjë tjetër veçse një sajesë e ulët politike, me parimin “shpif, shpif se diçka do të mbetet”.
5. Unë jam pronar i një biznesi privat që në Elbasan njihet si “tregu agro-ushqimor”, një prej investimeve që kanë sjellë vetëm të mira në qytetin tim, kanë sjellë më shumë organizim të shpërndarjes së produkteve bujqësore dhe ushqimore, e kanë bërë qytetin më të pastër, dhe komunitetin më të kënaqur.
6. Përveç këtyre, që unë jam një taksapagues i rregullt i shtetit tim dhe në respekt të ligjeve, unë kam arkëtuar në shtet mbi pesë miliard lekë, në një biznes që funksionon prej 25 vjetësh pa ndërprerje dhe po me te njëjtin emër.
7. Unë nuk kam qenë asnjëherë anëtar i ndonjë partie politike.
8. Dhe një gjë të tillë, z. Basha dhe z. Berisha, më mirë se kushdo e dinë deputet e partisë suaj në zonë.
9. Pra, mjaft më me spekullime, lëreni drejtësinë të veprojë dhe lëreni publikun të gjykojë.
10. I kërkoj publikisht kryetarit të Partisë Demokratike Lulëzim Basha të mos spekullojë dhe të mos gënjejë lidhur me investimet dhe me mbështetësit e hapur të investimeve që nuk janë tjetër veçse kontribute për ta bërë më të mirë jetën e komunitetit të trevës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY