Ndotja e ajrit, 2120 vdekje në vit në Shqipëri, specialistët japin alarmin

Ndotja e ajrit, 2120 vdekje në vit në Shqipëri, specialistët japin alarmin

201
0
Shares

Mbi 2100 persona humbin jetën çdo vit në vendin tonë si pasojë e ndotjes së ajrit.
Specialistët e Shëndetit Publik janë alarmin për këtë situatë, ku përveç numrit të lartë të vdekjeve, shifra e personave të sëmurë nga problemet respiratore apo kardiake është disa herë më e lartë.
“Është fakt që Shqipëria ka një problem madhor me ajrin urban. Sipas raportimit më të fundit të Agjencisë Europiane të Mjedisit, në vitin 2016, Shqipëria ka 2120 vdekje në vit nga ndotja e ajrit.
E klasifikuar teknikisht kjo është rreth 2 mijë vdekje nga grimcat e imëta që janë dhe ndotësit kryesor PM10, PM2,5 dhe pjesën tjetër nga oksidet e azotit dhe nga ozoni që janë po ashtu gaze që lidhen me transportin automobilistik”, sqaron Agron Deliu.
Specialistët kërkojnë që të merren masa për të ulur ndotjen e ajrit duke nisur nga pastrimi më i mirë i rrugëve brenda të qyteteve dhe kontrolli i cilësisë së karburanteve.
“Është një gamë e gjerë masash që duhen marrë, të kontrollohet më mirë cilësia e rrugëve, cilësia e karburanteve, cilësia e motorëve të makinave, gjelbërimet e qyteteve, sepse gjelbërimi përveç faktorit estetik ka një faktor shumë të madh si filtrues i grimcave të imëta dhe i gazeve që çlirohen në qytet”, shton Agron Deliu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY