Basha deklaroi sonte se pret që ti hiqet viza Kryeministrit Edi Rama. Basha tha se ai ka shkelur ligjet amerikane duke futur para në fushatën zgjedhore të këtij vendi që është e ndaluar me ligj. Koha ka ardhur që në kuptim figurativ por edhe konkret ti heqim vizën Edi Ramës.
Në vijim Basha tha se mungesa e Vlahutin ne takimin me Flankenshtein ka qenë e parashikuar në formatin kokë më kokë. Prandaj ambasadorja nuk do të ishte në takim.
Në lidhje me sulmet ndaj Sorosit, Basha tha se ka pasur një mbështetje ndaj Edi Ramës në mungesë të madhe transparence dhe mbyllja ndaj trafikut të drogës ka prodhuar kosto për Shqipërinë. Basha tha se kam zero raporte personale më Xhorxh Soros.
Në lidhje me shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve, Basha tha se e rëndësishme për opozitën të ketë zgjedhje me standarde. Kreu i opozitës tha se shpresoj të mos ketë shtyrje të zgjedhjeve, por ajo që është e rëndësishme janë standardet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/