DETAJE/ Vrau gruan gjyqtare, tani kërkon lirinë: Unë vazhdoj ta dua ish-gruan

DETAJE/ Vrau gruan gjyqtare, tani kërkon lirinë: Unë vazhdoj ta dua ish-gruan

146
0
Shares

Fadil Kasemi i arrestuar prej 19 ditësh për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Fildes Hafizi i kërkoi Gjykatës së Apelit që të lirohet.
Kërkesa e tij vjen në një kohë kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka përfunduar ende inspektimin në Gjykatën e Kavajës, e cila dënoi me 3 vjet burgim Fadil Kasemin pas përpjekjes së tij në 2015 për të vrarë Fildesin.
Kërkesa e tij u shqyrtua nga gjyqtarja e apelit, Nertina Kosova që rrëzoi qëndrimin e mbrojtjes, që nga ana tyre nuk janë dakord që Fadil Kasemi të qëndrojë nën masën arrest me burg.
Duke qenë se avokatët pretendojnë arrestin me afat 60 ditë ndaj klientit të tyre, ose një masë më e butë derisa të dalë ekspertiza mendore, Fadil Kasemi theu heshtjen .
“Unë nuk mbaj mend asgjë. Ju kërkoj avokatëve dhe kujtdo tjetër të mos merren me familjen time dhe as me nderin e gruas time, të cilën vazhdoj ta dua”, tha ai.
Por, pendesa nuk i vlen më asgjë Fadil Kasemit, i cili ndërkohë nga ana tjetër e ka pranuar krimin vetëm me një deklaratë në polici, kur u kërkoi falje fëmijëve të tij.
Gjatë këtyre ditëve i akuzuari ka heshtur me gjithë përpjekjet e Prokurorisë për të shkëputur një rrëfim prej tij. Ai e vrau Fildes Hafizin pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, ku vuajti dënimin pas tentativës për ta vrarë atë në 2015.
Fildes Hafizi, 39-vjeçarja, gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës dhe nënë e dy fëmijëve i kishte dhënë fund martesës dy vjet më parë dhe siç tregojnë dokumentet, ajo kërkoi edhe urdhër mbrojtjeje në gjykatë prej, kërkesë prej së cilës u tërhoq brenda 15 ditëve.
Sipas hetimeve autori ka pritur që ish-gruaja e tij të hipë në makinë. Më pas i është afruar duke qëlluar dy herë në drejtim të saj duke e lënë të vdekur në vend. Pas këtij momenti 53-vjeçari nën kërcënimin e armës i ka kërkuar një shoferi furgoni që ta nxjerrë jashtë Tiranës. Por ka qenë ndërhyrja e policisë, e cila ka bërë të mundur prangosjen e tij. Mbi Fadil Kasemin janë ngritur akuzat e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, armëmbajtje pa leje dhe pengmarrje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY