“Pse u zhvillua kaq shumë prostitucioni”, sociologu shokon me teorinë e tij

“Pse u zhvillua kaq shumë prostitucioni”, sociologu shokon me teorinë e tij

150
0
Shares

Emancipimi seksual i ka ndihmuar shumë gratë, por jo dhe aq burrat. Është zbuluar se, të paktën, gjysma e vajzave provon kënaqësi në klitoris që në periudhën nga 6-12 vjeç, ndërkohë që asnjë djalë nuk arrin të ketë orgazëm dhe ejakulim para pubertetit. Përveç kësaj, seksualiteti adult i rezervon gruas përparësinë të eksperimentojë pesë lloje orgazmash. Përveç orgazmës së klitoridit, e asaj vaginale, mbi 30% e tyre arrin orgazëm anale, 20% kanë zbuluar të famshmen “pikën G”, dhe disa arrijnë orgazëm uterine (në miter), që për më tepër mund    të jetë e dhimbshme, ose sidoqoftë e bezdisshme, e mund të provokojë një gjendje ngërçi abdominal pas aktit intim. Më në fund, femra, nëse është e stimuluar në mënyrë adeguate, mund të ketë një përgjigje multiorgazmike, kurse mashkulli e kundërta, ka një “periudhë refraktare” që varion nga 15 minuta tek adoleshentët deri në 24 orë tek personat më të moshuar, me shumë diferenca individuale. Pra, çlirimi seksual ka qenë një avantazh, kryesisht për femrën, ndërsa mashkulli tenton të largohet nga seksualiteti relacional e jo vetëm ai bashkëshortor. Sipas seksologut italian Willy Pasini kjo shpjegon dhe zhvillimin e madh të prostitucionit në një botë, ku seksi është i lejuar edhe pa pagesë. Një praktikë e tillë përtrin modelin e vjetër, ku mashkulli, nëpërmjet parasë vendos si do ta menaxhojë sferën erotike e si do ta rifitojë dëshirën. Pra, prostitucioni, nuk është i lidhur me një nevojë fizike të mashkullit, por me nevojën e tij psikologjike për të patur një marrëdhënie pushteti me erosin. Edhe përsa i përket evolucionit të ndjenjave, po shkohet drejt një bote të kontrolluar nga femrat. Po të kujtojmë paraardhësit tanë gjuetarë, ata zotëronin “largpamësinë” për ta kontrolluar sa më mirë gjahun. Kurse sot, më i rëndësishëm është shikimi në “periferi” i gruas ose më mirë të themi “shikimi me bisht të syrit”. Dhe së fundi ndjenjat. Meshkujt nuk dinë çfarë të bëjnë me to. Kujtoj këtu se kur kam shkruar një libër për intimitetin, një burrë mu rrëfye se ai kishte nevojë për të folur pas aktit intim, për të bërë të mundur qe të kalojë pak koha ose periudha “refraktare” që të mund të fillojë sërish. Me një fjalë, intimiteti kërkon një mbushje kohe midis njërit ampleks dhe tjetrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY