Edhe pse emisioni Opinion qëndron si debati më i kuruar dhe më i ndjekur në vend, moderatori Blendi Fevziu reflekton disa probleme të ngjashme me këto që kishte sonte në debatin me Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
1.Studio ishte zgjedhur të ishte në cadrën e protestës. Auditori natyrisht që do të ishte me protestues disa prej të cilëve janë atje prej shtatë ditësh. Pretendimi i Fevziut se auditori po bënte gabim se duartrokiste dhe brohoriste dhe kërkesa e llogarisë te Basha për këtë sjellje të audiencës në studion e improvizuar ishte e tepërt, e panevojshme. Një auditor i tillë vecse krijonte atmosferë të bisedës. Kushdo e ka ndjekur nuk është ndjerë i bezdisur prej tyre. Bile ishin shumë të sjellshëm për rrethanat. Ata ishin në habitatin e tyre.
2. Fevziu ndërtoi presion mbi Bashën duke ia përmendur shpesh se gjithçka po regjistrohej dhe se këto pamje do të përdoreshin në emisione të tjera kur të arrihej marrëveshja. Është krejt normale të përdoren ato pamje sa herë të duhen por është anormale t’ia thuash këtë të ftuarit. Ky është pozicion i njëanshëm i gazetarit. Basha nuk e hëngri presionin ndërsa Fevziu tejkaloi të drejtën e fjalës.
3.Fevziu tha në pyetjet e tij se protesta po bëhej vetëm nga anëtarët e PD-së. Kreu i PD-së, Lulzim Basha ofroi një argument konkret për të shprehur gjerësinë e protestës teksa ftoi një qytetar nga Burreli i cili kishte deklaruar më parë se ishte prej 17 vitesh anëtar i PS-së por ishte përfshirë tashmë në protestën e opozitës. Fevziu refuzoi ta përfshinte në debat përmes një prononcimi sigurisht të shkurtër. Në fakt këtu kishte të drejtë, por nuk kishte të drejtë kur këmbëngulte që protestuesit ishin vetëm të një partie dhe ta fyente edhe këtë të fundit duke e akuzuar për “simulim” pa ndonje fakt.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/