Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur reagimi për protestën e opozitës që po zhvillohet prej 5 ditësh në çadrën përballë godinës së Kryeministrisë.
Përfaqësuesi i shtetit të Teksasit John Cyrier i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilin e ka mbështetur në kauzën që ka ngritur.
Në letrën dërguar kreut të opozitës, Cyrier shkruan se “shqiptarët duan zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne do t’i mbështesim shqiptarët në përpjekjet e tyre për liri”.
Lulzim Basha ka kërkuar krijimin e një qeverie të vullnetit të mirë që do të mundësojë zgjedhje të lira dhe demokratike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/