Një deklaratë e Arben Ahmetajt që po gajas rrjetet sociale

Një deklaratë e Arben Ahmetajt që po gajas rrjetet sociale

66
0
Shares

Ministri i Financave Arben Ahmetaj për shkak të njohurive të mangëta në fushën financave bën shpesh gabime por ajo që tha sot nuk ishte gabim por një budallëk i cili po gajas rrjetet sociale së fundmi edhe portalet.

Gjatë fjalimit në Parlament ndërsa diskutonte për koncesionet ai tha se ato paguhen nga buxheti i shtetit dhe jo nga qytetarët.

Pikërisht kjo është komentuar më së shumti. “Ai që supozohet të jetë ministri i Financave i mëshoi fort idesë se në fakt këto koncensione nuk paguhen nga taksat e popullit, por nga buxheti i shtetit. Pse more zoti ministër buxheti i shtetit a nuk realizohet nga taksat e popullit?”, shkruan JOQ.

Mos e humbisni deklaratën e tij.

Koncensionet eee..siç i referoheni, në shëndetësi. E ka marrë koston e shërbimit buxheti I shtetit. Kjo është masë sociale, kjo është vëmendje ndaj qytetarit dhe kjo masë është masë e drejtë. Ky është një shërbim që duhet të paguhet nga buxheti I shtetit. Dhe do të duhet që për efektshmëri të ofrohet nga një entitet i cili mund të ishte shtetëror, mund të ishte dhe privat.

Por thelbi nuk qëndron kush e bën, por thelbi qëndron kush e paguan dhe në këtë rast nuk e paguan qytetari, por e paguan buxheti i shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY