Athinë, qëllohen me armë dhe plagosen dy shqiptarë

Athinë, qëllohen me armë dhe plagosen dy shqiptarë

152
0
Shares

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagpsur si pasojë e nje sulmi me armë. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e  kaluar në lagjen Kalithea të Athinës rreth orës 23:15 me orën lokale. Dy shqiptarët janë përkatesisht 17 vjeç 27 vjeç. Banorët dëgjuan të shtënat me armë dhe njoftuan menjëherë policinë. Sipas dëshmisë së tyre, ka qenë një person i armatosur dhe i maskuar që ju afrua dy këmbësorëve dhe i qëlloi me armë. Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas të përditshmes greke “Kathimerini”, 17-vjeçari ka plagë në bark dhe në këmbë, ndërsa 27-vjeçari është plagosur në dorë. Hetuesit grekë kanë gjetur 6 gëzhoja arme në vendngjarje, ndërsa autori i sulmit nuk është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Identiteti i dy shqiptarëve të plagosur nuk është bërë me dije, ndërsa shkaqet nuk janë të qarta. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY