Zyrtari i larte europian ka nje lajm per vizat me Shqiperine

Zyrtari i larte europian ka nje lajm per vizat me Shqiperine

264
0
Shares

Shqipëria nuk rrezikon rikthimin e regjimit të vizave me zonën Shengen. Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian e përjashtoi këtë opsion.

Duke folur në Top Story përballë Sokol Ballës, eurodeputeti gjerman tha se ka një problematikë me azilantët, por ka edhe zgjidhje të tjera që përjashtojnë vendosjen e vizave.

Pjesa nga Intervista

Sokol Balla: Duket sikur shqetësimi në disa vende europiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve është një tjetër. Më koherente do të ishte pyetja a rrezikon Shqipëria që t’i rikthehet regjimi i vizave me zonën Shengen?

Knut Fleckenstein: Jo! Në rast se ne ndjekim çdo qeveri që ka çdo ministër që sjell ndonjë ide, por jo, nuk ka asnjë diskutim për të hequr lëvizjen e lirë.

Sokol Balla: Pra, Holanda, problemet që kemi me të dhe marrëveshja e re që nënshkruam me Francën nuk rrezikojnë rikthimin e regjimit të vizave?

Knut Fleckenstein: Mendoj se jo, sepse problemet që ekzistojnë, kjo qeveri i trajton, ka bashkëunim mes policive. Ka një problem për azilin me Francën dhe ka edhe një zgjidhje, por nuk shoh ndonjë rrezik për këtë. Asnjëherë s’i dihet çfarë ndodh në të ardhmen, por nuk besoj që ky të jetë rasti me Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY