Lezhjani rrëfen dramën e jetës: Halla më la “sakat” seksualisht!

Lezhjani rrëfen dramën e jetës: Halla më la “sakat” seksualisht!

529
0
Shares

Një 24-vjeçar i lindur në Laç akuzon hallen e tij si përgjegjëse për traumën e shkaktuar në fëmijëri. Në një rrëfim për “ShkodraNews” djali tregon se si kur ishte i mitur halla e ka bezdisur e ngacmuar seksualisht, e për pasojë ai sot e ka vështirë të ndërtojë marrdhënie të qëndrueshme me femra.

“Sot jam 24 vjeç e jetoj në Belgjikë ku kam mbaruar dhe studimet. Por kam lindur në Laç. Kur isha i vogël rrija tek halla, kur prindërit ishin në punë. E urrej atë femër. Sepse më ka zhveshur dhe poshtëruar kur isha i vogël. Këto i mbaj mend si sot. Herë ishim veç unë e ajo, por shumë herë e bënte para të dashurit të saj këtë veprim. U ndjeja shumë i turpëruar dhe urreja kur rrija vetëm më të. Por prindërve nuk i tregoja se më dukej se ashtu sillen hallat. Kur kujtoj sa keq ndihesha fëmijë që ajo më zhvishte e luante me trupin tim duke u tall ose e prekur, sot ende nuk kam një marrëdhënie serioze me një femër. As t’i puth nuk jam në gjendje. Madje sa më shumë kalojnë vitet,  ndihem gjithnjë e më i izoluar dhe i vetëm. Kur pëlqej një vajzë mezi pres ta takoj. Por sapo jam me të më kap ndjenja e frikës më duket sikur do të më dëmtojë. Më vjen t’ja përplas në fytyrë halles, por kam mësuar se është prekur nga kanceri. Madje edhe i dashuri ka ikur me azil dhe e ka braktisur, M’ka lënduar shumë ajo femër që quhet hallë.”, shkruan ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY