Inteligjenca emocionale, kriteri kryesor për të arritur suksesin në punë

Inteligjenca emocionale, kriteri kryesor për të arritur suksesin në punë

314
0
Shares

Me drejtues të suksesshëm si Jack Ma dhe Elon Musk, që paralajmërojnë shoqërinë kundër robotëve që do të marrin përsipër punët tona, është e natyrshme që të diskutosh edhe rreth së ardhmes së forcës së punës. Por Musk ka një karakteristikë, që eksperti i zhvillimit të karrierës globale, Soulaima Gourani, thotë se i jep atij dhe njerëzve të tjerë të suksesshëm, një avantazh konkurrues: Inteligjenca Emocionale. Gourani është një nga mentorët e TED Talks, dhe punon me klientë korporatash dhe udhëheqës nga e gjithë bota, ndër ta edhe Papa Françesku, si ekspert i Forumit Ekonomik Botëror, në shkencën e sjelljes dhe edukimit. Ndërsa paraqitja juaj profesionale dhe prania ekzekutive në vendin e punës janë të rëndësishme, Gourani thotë se ajo që ju bën më të rëndësishëm është aftësia njerëzore për të qenë kreativë dhe për të krijuar kontakt me të tjerët.

“Shumë vende pune do të zhduken, por gjëja që do ta kemi gjithnjë është më e rëndësishme – Inteligjencën Emocionale”, – thotë ajo.

Gourani e përkufizon Inteligjencën Emocionale si të qenët “mirëkuptues me veten, vetëkontroll, empati dhe një mirëkuptim të natyrshëm në marrjen e vendimeve, nevojave dhe dëshirave të personave”.

“Është një mirëkuptim i thellë njerëzor dhe përqafimi i njerëzve që janë të ndryshëm nga ju”, shton Gourani, e cila thekson se rritja në karrierë kërkon më shumë se sa të qenët inteligjentë, aftësi teknike për të punuar”.

Që të keni sukses në punë kërkohet edhe përdorimi i aftësive të buta si aftësia për të komunikuar në mënyrë të qartë, për të zgjidhur problemet brenda ekipit të punës dhe për të krijuar marrëdhënie me të tjerët.

“Nëse jeni i aftë të zgjidhni diversitetin e njerëzve – njerëz në moshë të ndryshme, personalitete të ndryshme, me formim të ndryshëm – ju do të jeni në gjendje të përballoni konfliktin, – thotë Gourivan. – Kështu ju do të jeni punonjësi më i paguar dhe i çmuar në kompaninë tuaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY