Elbasan, 27 vjeçarja s’bëhet e gjallë prej tre ditësh, nëna e denoncon...

Elbasan, 27 vjeçarja s’bëhet e gjallë prej tre ditësh, nëna e denoncon në polici

134
0
Shares

Prej tre ditësh familja nuk ka pasur asnjë komunikim me vajzën 27 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan. Sipas informacioneve zyrtare, nëna e vajzës, R.P., 57 vjeç, banuese në Elbasan, ka kallëzuar në polici, se i është larguar nga banesa vajza 27 vjeçe D.P. Nëna tha para uniformave blu se e bija është zhdukur pa lënë gjurmë prej 3 ditësh. Pavarësisht kërkimeve tek të afërmit apo shoqet e saj, 27 vjeçarja nuk dihet se ku është, ndërsa shton se nuk ka qenë në dijeni as të ndonjë lidhje dashurie të së bijës. Pas denoncimit të bërë nga nëna e të zhdukurës, policia vijon punën për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY