Euro po rifiton terrenin e humbur

Euro po rifiton terrenin e humbur

188
0
Shares

Monedha e përbashkët u këmbye sot në tregun vendas 133.65 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.  Euro ka hyrë në trendin rritës që nga data shtatë e këtij muaji, duke iu afruar kështu nivelin të këmbimit të periudhës para zgjedhjeve. Hera e fundit kur 1 euro këmbehej mbi 134 lekë ka qenë data 2 qershor.  Ndikuar dhe nga tregjet ndërkombëtare, eouro në vend po rifiton terrenin e humbur. Euro pati një periudhë të dobët gjatë sezonit veror, ku nivelin më të ulët e shënoi në datë 27 qershor, dy ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme, kur këmbehej 131.9 lekë. Megjithatë, edhe pse ka vijuar të forcohet në vend, duket e vështirë që të arrijë nivelin e 137 lekëve, me të cilin euro këmbehej në të njëjtën datë një vit më parë.

Dollari vijon nënçmimin

Monedha e gjelbër ka vijuar të nënçmohet në tregun vendas, ku sot është këmbyer me 111.56 lekë, apo rreth 0.32 lekë më pak se një ditë më parë. Dollari e nisi vitin, duke u këmbyer me 127 lekë, por për shkak edhe të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare, ku dollari është zhvlerësuar ndjeshëm, është reflektuar edhe në tregun e brendshëm. Krahasuar me fillimin e viti, në çdo 100 dollarë të këmbyera sot, kushtojnë 1,800 lekë më pak./monitor.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY