VIDEO/ Gruaja në Shkozë qan para policëve që e nxorën nga shtëpia,...

VIDEO/ Gruaja në Shkozë qan para policëve që e nxorën nga shtëpia, prishet edhe banesa e fëmijës që qante e thërriste “jooooo”…

199
0
Shares

Vazhdon “aksioni” i Policisë për prishjen e banesave në SHkozë. Situata po shoqërohet edhe me qëndrime të dhimbshme, të banorëve, ku gratë e fëmijët qajnë, por askënd nuk prekin lotët e tyre.
Një video rrëqethëse është publikuar nga Nisma Thurje në rrjetet sociale, ku një grua me fëmijën në krahë qan para policëve duke i kujtuar familjet dhe fëmijët e tyre në shtëpi. Video më poshtë:
Ndërkohë, një nga shtëpitë ku po ndërhyhet është edhe ajo e vogëlushit, që pak ditë më parë qante me dënesë për babanw e tij, teksa e merrnin forcat e policisë.
Mësohet se është bërë prerja e objektit me mjete prerëse dhe më pas do të vijojë shembja. Nga familja po bëhet zhvendosja e plaçkave.
Projekti për zgjatimin e bulevardit të Lanës financohet dhe realizohet nga qeveria.
Banorët nuk janë kundër projektit, por kërkojnë dëmshpërblim për pronat, sepse thonë se janë vendosur në vitet ’80 dhe ishin në proces legalizimi.

Në Shkozë është shpallur shtetrrethimi. Askush nuk lejohet as të hyjë e as të dalë.

تم نشره بواسطة ‏‎Nisma #Thurje‎‏ في 19 سبتمبر، 2017

Qan i trembur vogëlushi sepse prindërit po ja merr zvarrë policia. Krimi i tyre? Protestojnë që fëmija të ketë një cati. KRIMINELË TË VËRTETË!!!

تم نشره بواسطة ‏‎Nisma #Thurje‎‏ في 14 سبتمبر، 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY