Emiljano Shullazi merr goditjen e parë nga “Reforma e Drejtësisë”

Emiljano Shullazi merr goditjen e parë nga “Reforma e Drejtësisë”

1006
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda vendos të zhvillojë procesin e gjyqit të Emiljano Shullazit me 5 anëtarë, duke rrëzuar kështu kërkesën e avokatëve për trupin gjykues me 3 gjyqtarë.
Avokati i tij Vladimir Meçi kërkoi sot ndryshimin e trupit gjykues sipas Kodit të ri të Procedurës Penale. Kodi i ri parashikon që trupi gjykues të funksionojë me tre anëtarë por aktualisht trupa gjykuese funksionon me 5 anëtarë. Pas kërkesës së avokatit, trupi gjykues është tërhequr për vendim.
Emiljano Shullazi akuzohet për disa vepra penale si “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Në seancën e kaluar të 12 shtatorit, Besnik Musai, shoferi personal dhe njeriu më i besuar i biznesmenit Ylvi Beqja si dhe dëshmitari i dytë i marrë në mbrojtje nga shteti, i shoqëruar nga forcat speciale dha dëshminë e tij në Gjykatën për Krime të Rënda, dhe ngriti gishtin e akuzës ndaj të pandehurve, duke rënduar edhe më shumë pozitën e tyre përballë drejtësisë. Ai tregoi përpara kolegjit penal, momentin kur Shullazi kërcënoi me armë biznesmenin pas një debate të ashpër mes tyre që lidhej me pronësinë e ish-hotel “Vollgës”. BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY