Shërbimet e policisë rrugore pranë DVP., Tiranë, arrestuan Kejvin Bliu, 19 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u krye pasi, ky shtetas më datë 18. 09. 2017, rreth orës 11:00, në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur motorin tip “Piaggo” me drejtues shtetasin e mitur me iniciale A. B., 14 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ku më pas është ndaluar dhe arrestuar nga shërbimet e policisë rrugore pranë DVP.,Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes”, parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/