RADARËT/Fatmir Xhafa lajmëron hetim për ish-ministren e Mbrojtjes

RADARËT/Fatmir Xhafa lajmëron hetim për ish-ministren e Mbrojtjes

747
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një intervistë ekskluzive për Tonight Ilva Tare, nw Ora News thotë se po harton një dokument strategjik me 10 prioritete kryesore.

Sipas tij, deri më tani ka preferuar të mos e bëjë publike këtë dokument, ndërsa thotë se ka zhvilluar takime me prokurorë të ndryshëm dhe punonjës policie të të gjitha shtresave.

 

I pyetur për radarët ai tha se së shpejti do të hapet një hetim.

Xhafaj: Garantoj se do të nisë një proces investigimi për këtë çështje.  Për të kuptuar si qëndron problem dhe nëse ka përgjegjës. Qeveria ka marrë masa për ta fuqizuar këtë lloj shërbimi përfshi këtu dhe partnerët.  Së bashku me ta jemi duke parë mënyrën si mund ta fuqizojmë këtë shërbim

Flet Vizat:

Xhafaj: Nuk ka asnjë shqetësim qoftë të palës holandeze, qoftë të Francës. Nuk ka vend për panik së paku në dijeninë time jo.

.

Tare: Keni një objektiv madhor?

Xhafaj: Nëse do ta përmblidhja në një fjali; zbatim i fortë i ligjit dhe shërbim ndaj qytetarit. Kam punuar gjatë gjithë kësaj kohe me bashkëpunëtorët e mi për përgatitjen e një dokumenti strategjik me 10 prioritete kyçe ku do të përqendrohen detyra ime. Një dokument politikash në lidhje me prioritetet, objektivat dhe politikat. Për të shkuar tek ky dokument, i cili mund të them se është një draft i konturuar mirë, por është ende në proces,  për t’u shoqëruar me një plan veprimi dhe masat konkrete, indikatorët, përgjegjësitë, afatet dhe pritshmëritë. Nuk ka qenë punë e lehtë. Kam punuar jashtë kamerave. Kemi pasur disa takime me prokurorë që të japin përshtypje, sugjerimet e tyre, me punonjës policie të strukturave të ndryshme.

Me gazetarë të kronikës dhe investigativ dhe pa dyshim me partnerë. Kam marrë prej tyre kontribute të drejtpërdrejta për dokumentin për mënyrën se si do t’i qasemi.

Tare: Kur do të bëhet publik?

Xhafaj: Do të bëj një rikalim tek partnerët gjatë kësaj jave. Jo vetëm përfaqësuesit e tyre këtu në Tiranë, por kanë kërkuar edhe zyrat qëndrore të tyre të shprehen pasi e konsiderojnë një gjë shumë të rëndësishme. Besoj se brenda harkut të dy javëve do të prezantohet në publik dhe do të shënojë fillimin e një sërë veprimesh konkrete të rëndësishme në detyrën time si ministër por edhe të ekipit që do të punojë me mua.

Kanabisi është duke marrë fund. Mbjelljet e këtij viti janë nën mesataren e kultivimi të kanabisit nga viti 1995 deri sot

 

Sulmet e opozitës për komunizmin

Tare: Ju thatë se keni marrë mbështetje sa herë ju ka sulmuar opozita. Ju dhe miku juaj Gramoz Ruçi keni qenë ndër më të sulmuarit. Keni një shpjegim?

Xhafaj: Nuk është hera e parë. Ka nisur që në periudhën kur ka filluar reforma në drejtësi. Ato kanë qenë sulmet më të egra. Ka qenë një bashkim i disa grupeve interesash politikë dhe njerëzve që vinin nga biznesi për të më sulmuar politikisht por për të ushtruar edhe një lloj presioni ndaj gjithë asaj ndërmarrje të jashtëzakonshme.

Kur ndeshesh me qëndrime apo reagime të kësaj natyre, të cilat janë më shumë të karakterit personal se sa të nevojës për të debatuar apo për të shprehur pikëpamje nuk ndihesh mirë, por ky është realitet i hidhur i politikës shqiptare apo disa njerëzve që e kanë ngritur karrierën e tyre duke hedhur baltë.

Tare: A mund ta ndani për teleshikuesit se cila ka qenë e shkuara juaj në periudhën e komunizmit?

Xhafaj: Kur është ndryshuar sistemi kam qenë 30 vjeç. Kam mbaruar juridikut në 82. Kam punuar disa kohë këshilltar ligjor. Pastaj kam punuar për pak kohë hetues, por jo në Ministrinë e Brendshme. E kam dhënë përgjigje publike. Në mënyrë kategorike në asnjë rast nuk kam hetuar apo gjykuar një çështje të natyrës politike. Edhe vetë koha ka qenë shumë e shkurtër. Jam sot i vetëdijshëm pse ka ndodhur gjithë kjo histori e sajuar. Janë tentuar të korruptohen apo të shfrytëzohen njerëz të caktuar për të më sulmuar politikisht. Është shumë e turpshme dhe banale. Më kanë shkruar që janë përdorur. E di shumë mirë nga ka ardhur, por kjo është e parëndësishme. Si shumë njerëz mund të kem bërë gabime në jetë. Por nuk ka asnjë gjë për të cilën të ndihem keq në jetë, jo thjesht përpara qytetarëve por edhe një individi të vetëm.

Tare: Kur rishikoni foton tuaj pranë diktatorit Hoxha. Si ndiheni?

Xhafaj: Bëjnë pjesë në arkivin e jetës time dhe asgjë më shumë. Argëtohem.

Sulmet ndaj të vëllait

Tare: Edhe akuza personale kanë ardhur në lidhje me vëllain tuaj?

Xhafaj: Kanë 15 vjet që më mbajnë në të njëjtin avaz. Unë s’jam marrë me familjarët e kërkujt dhe as nuk do të merrem. Unë jam këtu për të bërë detyrën time, për të shfaqur përgjegjësitë e mia. Ata i shikoj si konkurrent dhe jo si armiq. Kam një lloj keqardhje sepse kur shoh nënën, kunatat, nipërit që cenohen nga gjithë kjo që për shkak të rolit tim aktiv në politikë detyrohen të mbajnë mbi vete sulme të tilla që ua vështirësojnë jetë. Është një kosto që duhet të paguaj për sa kohë ekziston kjo lloj politike në Parlament.

Do të duhet që ata të më vlerësojnë mua për atë që bëj unë, për përgjegjësitë e mia në raport me detyrat e shtetit. Nuk kanë çfarë të merren me mua. Për këtë jam krenar. Kam qenë sekretar i Përgjithshëm, kam qenë ministër i Drejtësisë, tani jam ministër i Brendshëm dhe nuk ka asnjë dritëhije. Nuk gjendet asnjë rast i vetëm në shkelje të ligjit apo çfarëdo lloj abuzimi sado të vogël.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY