Nisin shkurtimet në administratën publike, publikohet letra e Albana Kociut

Nisin shkurtimet në administratën publike, publikohet letra e Albana Kociut

1455
0
Shares

Reformimi i Administratës Publike, siç ishte bërë e qartë nga kryeministri Rama, mund të quhet i nisur. Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike Albana Koçiu, ka njoftuar nominalisht të gjithë nëpunësit, se për shkak të ndryshimeve në kabinetin qeveritar, do të ketë lëvizje apo shkurtime në funksionet dhe strukturat e ministrive. Sipas saj, procesi i transferimit apo përfundimit të marrëdhënies së punës së nëpunësve civile të ministrive kryhet sipas ligjit “Për Nëpunësin Civil” dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, transmeton vizionplus.

 

“Siç jeni në dijeni, për shkak të ndryshimeve në kabinetin qeveritar, do të ketë ndryshime/shkurtime, në funksionet dhe strukturat e ministrive. Ministritë e reja janë dekretuar trashmë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Ju njoftojmë se ka filluar procesi i ristrukturimit/mbylljes së ministrisë suaj. Si rrjedhim ju jeni objekt i gjykimit për transferimin apo përfundimin e marrëdhënies suaj në shërbimin civil. Lutemi, të kujdeseni që çdo dokumentacion juaji në lidhje me edukimin, kualifikimin, masat disiplinore, përvojën e punës dhe vlerësimet, të jenë në dosjen tuaj të depozituar pranë njësisë së burimeve njerëzore të ministrisë, pasi ato janë dokumentacion i domosdoshëm për të vendosur mbi ecurinë e marrëdhënies suaj të punës në shërbimin civil.”

 

 

E kontaktuar nga Vizion Plus, drejtoresha Koçiu tha se nuk bëhet fjalë për shkarkim të administratës dhe aq më pak për një urdhër të kësaj natyre.

Faksimile e letres se nis nga drejtoresha e DAP

“Absolutisht nuk bëhet fjalë për shkarkim të administratës, aq më pak për një urdhër të kësaj natyre. Siç jeni në dijeni, kabineti qeveritar ka pësuar ndryshime, në funksion të së cilave ministritë aktuale do të duhet t’i nënshtrohen procesit të ristrukturimit. Sipas legjislacionit në fuqi, me nisjen e këtij procesi, është detyrim njoftimi me shkrim i çdo nëpunësi për nisjen e këtij procesi të paktën një muaj përpara fillimit të efekteve të strukturave të reja. Për këtë arsye, DAP ka njoftuar të gjithë nëpunësit civilë të ministrive për nisjen e procedurave të ristrukturimit, por ky njoftim nuk përbën në asnjë rast njoftim apo paralajmërim për lirim nga detyra për shkak të ristrukturimit.”

 

Ndërkohë është mësuar se pothuajse të gjithë sekretarët e përgjithshëm të ministrive janë ndryshuar. Ndër të paktat ministri që nuk e kanë lëvizur sekretarin e përgjithshëm janë Ministria e Jashtme, e Financave dhe e Kulturës, ndërsa dikasteret e tjera e kane ndryshuar nëpunësin civil me te larte te tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY