Reforma zgjedhore, Vasili: Tangove PD – PS u ka ardhur fundi

Reforma zgjedhore, Vasili: Tangove PD – PS u ka ardhur fundi

98
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se mbështet me forcë reformën zgjedhore, dhe shpreson që të ketë rezultat vërtetë pozitiv.
“Tanogve PS-PD u ka ardhur fundi”, tha ai.
Në një konferencë për shtyp Vasili tha se nëse nismat e tjera, referuar dhe asaj të PD-së janë serioze dhe i japin përgjigje plagëve të zgjedhjeve ka mbështetjen e LSI-së.
Kreu i grupit të LSI foli dhe për tre nismat kryesore të kësaj force politike në Kuvend dhe bëhet fjalë për nismën për koncesionet, statusin e minatorit dhe sjelljen në Kuvend.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Para pak minutash përfundoi mbledhja e grupit parlamentar të LSI-së, i cili mori në shqyrtim jo vetëm axhendën e ardhshme të grupit parlamentar, por duke bërë dhe koordinim përkatës me nismat të cilat janë depozituar tashmë në Kuvend nga grupi i LSI-së, por edhe me programin e punës së Kuvendit, i cili u bë i njohur pas konferencës së fundit të kryetarëve.
Vendimi unanim i grupit është që grupi parlamentar i LSI do të vazhdojë me shumë konsenguencë të ndjekë deri në shqyrtimin përfundimtar dhe votimin në seancën plenare, pavarësisht se si do të jetë rezultati i këtij votimi, nismën shumë të rëndësishme të marrë nga ky grup lidhur me disa ndryshime me ligjin tashmë të njohur për koncesionet, apo për partneritetin publik-privat siç është më i plotë, duke e quajtur këtë një konsenguencë të domosdoshme, në vlerësim të efektit rrënues që këto koncesione kanë pasur mbi ekonominë shqiptare. Një konstatim ky jo thjesht dhe vetëm i opozitës shqiptare, por dhe një konstatim i bërë gjerazi publik nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat i kanë paraqitur ato si një nga rreziqet kryesore në tronditjen ekonomike që po shoqëron vendin, e cila do të thellohet dukshëm dhe në të ardhmen. Ndaj transparenca e plotë dhe një rol i ri i Kuvendit lidhur me nisma të tilla kaq të rëndësishme, qindra milionëshe, që kalojnë dimensionet e mazhorancës, por që krijojnë një problem të rëndë ekonomik për ekonominë shqiptare dhe për xhepat e çdo shqiptari është një qëndrim logjik i domosdoshëm, koherent dhe shumë pozitiv i LSI i cili do të vazhdojë të ndiqet pavarësisht nga praktika e shëmtuar e bllokimit të kësaj nisme, e cila filloi shqyrtimin e saj në Kuvend dhe pastaj u ndërpre në mënyrë të njëanshme, sigurisht për ti hapur rrugë vazhdimin e shumë koncesioneve të tjera që pasuan dhe që ishin shkatërrimtare, qoftë për nivelin shumë të ulët të shërbimeve që ofruan, qoftë për dëmin e lartë ekonomik të tyre.
Së dyti vendosi të mbështesë dhe të vazhdojë ndjekjen e deputetit Përparim Spahiu lidhur me statusin e minatorit, që trajton në mënyrë të veçantë dhe specifike një shtresë punonjësish me vështirësi ekstreme, qoftë për shëndetin e tyre, qoftë për të ardhmen e tyre në mënyrë të veçantë pas lënies së punës, pasi dihet kushtet e tmerrshme në të cilat ata punojnë dhe pasojat shumë të rënda për jetën e tyre dhe për një rol të ri të shtetit në mbrojtjen e kësaj shtrese. Kjo është një nismë shumë pozitive, shumë e rëndësishme, e depozituar që në Marsin e këtij viti, e pa marrë në shqyrtim nga qeveria, as në Kuvendi dhe si e tillë ajo do të vazhdojë të ndiqet.
Po kështu do të vazhdojë të ndiqet edhe nisma e depozituar në atë kohë dhe e firmosur nga deputetët e asaj kohe, Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo, nga unë dhe Kejdi Mehmetaj etj lidhur me kodin e sjelljes në Kuvend, një nismë e mbështetur nga OSBE në Tiranë, e cila besoj i jep një ridimensionim të ri jo vetëm sjelljes së Kuvendit, duke e larguar atë qoftë nga brutaliteti, qoftë nga egërsia e shfaqur por qoftë edhe nga tendenca krejtësisht antidemokratike, thellësisht antidemokratike dhe në rikomunistikifikimin e parlamentit me teorinë e mbylljes së gojës dhe zbatimin të ashtuquajtur të rregullave strikt, të cilat nuk janë as më shumë e as më pak se sa rregulla të njëanshme për të mbytur dhe fjalën e lirë dhe debatin e gjerë në Kuvendin e Shqipërisë. Këto dhe mjaft nisma të tjera të cilat janë në procesin e përpunimit me të cilat do të njihemi në javën që vijnë, do të jenë objekt i veprimtarisë së grupit, por këto 3 nisma prioritare do të vazhdojnë të ndiqen me konsenguencë.

Cili është qëndrimi dhe a keni ndonjë propozim ju për reformën zgjedhore, përveç atyre që dorëzuat në Janar, dhe që janë bërë publike pikërisht nga ju?
Së pari vendi ka nevojë në mënyrë të padiskutueshme për një reformë zgjedhore të vërtetë, të thellë dhe që u jep përgjigje plagëve të mëdha të zgjedhjeve në Shqipëri. Plaga e madhe e zgjedhjeve në Shqipëri janë zgjedhjet që shiten e blihen të cilat rrënuan edhe procesin e fundit zgjedhor të 25 qershorit, ku fjalën e pati blerja e votës, përfshirja e kriminelëve dhe trafikantëve në këtë proces. Së dyti sistemi zgjedhor shqiptar dhe zgjedhjet në Shqipëri kanë një tjetër plagë të madhe që është pabarazia e votës, pasi në qarqe të ndryshme vota e Shqiptarëve peshon ndryshe dhe kjo është një pabarazi ekstreme antikushtetuese të cilës nuk i është dhënë asnjëherë përgjigje e penguar pikërisht nga këto dy forca politike. Së treti sistemi zgjedhor shqiptar dhe zgjedhjet në Shqipëri kanë një tjetër plagë të madhe atë të bërjes “sikur” nga dy forcat politike pasi ju e dini shumë mirë që ka pas një komision të reformës zgjedhore i cili u iniciua nga kryetari i parlamentit Meta, ju e mbani mend më së miri. Dy vjet përpara se sa zgjedhjet të mbaheshin , i cili u sabotua në mënyrë të qëllimshme për qëllime taktike politike, qoftë nga PS qoftë nga PD dhe ju e dini që ai komision nuk e mbylli kurrë mandatin e tij dhe shkaktarët kryesorë nuk ishin LSI por ishin pikërisht këto dy forca politike. Me çfarë është hedhur në tregun e politikës ditët e fundit qëllimi është ky, PO reformës zgjedhore, PO sigurisht mbledhjes sa më parë të komisionit, është një provë, janë nisma të sinqerta apo janë nisma për të krijuar fokusin e ditës së radhës dhe për të hequr vëmendjen nga aftësia për të bërë gjëra të tjera të mëdha për Shqipërinë, është një provë që a ka dëshirë tu jepet zgjidhje plagëve të mësipërme, do të kemi një votë të drejtë dhe të barabartë , do të kemi një votë që shitet e blihet, do të kemi kriminelë rrugës, do të kemi një shtet i cili përzihet në punët e zgjedhjeve dhe bëhet palë me kriminelët, këtyre çështjeve sigurisht u duhet dhënë përgjigje sa më parë dhe kjo është një provë sinqeriteti, besoj që koha e tangove PS-PD lidhur me reformën zgjedhore, u ka ardhur fundi , ne do ta mbështesim, sikurse e kemi mbështetur, kemi qenë promotorë të reformave zgjedhore dhe në të shkuarën , besoj se mbase njëherë të vetme do ta kuptojnë që nuk mund të krijohen institucione të shëndosha , nuk mund të ketë integrim europian, nuk mund të ketë siguri publike dhe paqe sociale mbi institucionet e ngritura nga vota e transformuar, e degraduar, e vjedhur dhe e plaçkitur dhe në këtë mënyrë, shpresoj që të jetë nismë e sinqertë, do të jem pjesë aktive e kësaj reforme, të shohim çdo të hedh në tavolinë kjo reformë pra do ketë dëshirë tu jap përgjigje këtyre çështjeve apo do riciklojë shëmtinë zgjedhore të radhës. Jemi shumë të interesuar që të ketë një reformë të tillë të punohet gjerësisht, të merret ekspertiza më e mirë ndërkombëtare, të merren modelet më e mirë ndërkombëtare dhe të jetë një reformë që godet në mënyrë të pamëshirshme këdo që do donte të shiste dhe të blinte votën, apo të përdortë krimin e organizuar dhe atë ordiner në çështjet e zgjedhjeve të qytetarëve, që ti bënte qytetarët më në fund të shkonin të votonin të qetë dhe jo nën trysni, pra janë çështje të mëdha të cilat ka 26 vjet që nuk u është dhënë përgjigje, përgjigja që meritojnë, ndaj dhe në Shqipëri janë institucionet të tronditura ndaj dhe nuk prodhojnë rritje ekonomike dhe as siguri publike ndaj dhe Shqipëria është shumë mbrapa në procesin e integrimit europian dhe ndaj dhe Shqipëria është e mbytur me drogë dhe me krim ashtu si nuk duhej të ishte kurrë, kështu që po, sa më parë të fillojë reforma zgjedhore , do të jemi pjesë aktive e saj qoftë në planin politik qoftë në planin e alternativave teknike dhe besojmë se këtyre plagëve të mëdha më se fundmi do tu kthehet ajo përgjigje që ato meritojnë.

Keni një draft përveç atyre pikave që dorëzua le të themi në fillim të vitit, kur ishin shumë çështje , bëhej fjalë edhe për shitblerjen e votave, emigrantët. Keni një draft ju më vete?
Ky draft, është depozituar, sigurisht që ndaj tyre ne nuk kemi hequr dorë, tavolina do të tregojë cili është produkti që do dorëzohet në tavolinë, të shikojmë që çdo të propozojnë që dhe forcat e tjera politike pasi deri më sot kemi deklarata, kemi deklarata edhe nga PD, kemi edhe nga këto deklarata në kuptimin e mirë të fjalës jo në kuptimin pexhorativ, dënglat që flet maxhoranca, problemi është këtu është prova e të vërtetës, e kanë seriozisht këtë reformë zgjedhore, apo do të humbasin dhe dy vite të tjera siç ishte, apo do humbasin dhe 4 vjet të tjera dhe natën e fundit do të ndodh ndonjë anti-reformë e cila shkel dhe kodin zgjedhor, sepse ju jeni të njohur qe marrëveshja e famshme e 17-Majit e shkeli kodin zgjedhor, haptas, në mënyrë flagrante dhe ishte shembulli i anti-ligjit në procesin zgjedhor. Shpresoj që këto të kenë qenë mësime të vlefshme për këdo dhe është momenti që të reflektojnë të gjithë ata që duan një Shqipëri të ndërtuar mbi votën e lirë apo ata që duan një Shqipëri mbi votën kriminale por që e rrënon Shqipërinë të nesërmen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY