Gjykata e Lartë s’ka gjyqtarë, stok 20 mijë dosje

Gjykata e Lartë s’ka gjyqtarë, stok 20 mijë dosje

172
0
Shares

Mungesa e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë e paralajmëruar gjatë një interviste për Top Channel nga kryetari i kësaj gjykate, Xhezair Zaganjori, se do të shkaktonte ngërç në shkallën e tertë të gjyqësorit ka dhënë shenjat e para në nisjen e sezonit gjyqësor.
Dy procese gjyqësore, ai ndaj deputetit Tom Doshi dhe procesi ndaj Alfred Pezës nisën me shtyrje për shkak të rishortimit të vendeve vakante sepse secila nga trupat gjyqësore u mungonin nga dy anëtarë që u zëvendësuan.
“Gjykata e Lartë pothuajse është paralizuar pasi nuk ka gjyqtarë për të formuar trupin gjykues në këtë kuptim bëhet dhe shtyrja me afat të pacaktuar”, tha Ferid Muçaj, avokat i Tom Doshit.
E mbetur me vetëm 10 gjyqtarë, Gjykata e Lartë duhet të përballojë një stok prej 20 mijë dosjesh që janë ende në radhë për tu shqyrtuar. Në muajin korrik katër anëtarë të kësaj gjykate dhanë dorëheqjen pasi u përfundoi mandati.
Gjyqtarët e lartë të dorëhequr janë Evelina Qiriako, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Arjana Fullani. Ndërkohë që janë në detyrë jashtë mandatit gjyqtarët Andi Çeliku dhe Adrian Dvorani, ndërsa gjyqtarja Majlinda Andrea e mbylli karrierën si një e dënuar për çështje korrupsioni.
Për të përballuar fluksin e dosjeve kryetari i gjykatës ka shpërndarë një urdhër riorganizimi për trupat gjyqësore, prej të cilave më problematike shikohen dosjet civile dhe administrative që presin në arkiva për tu gjykuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY