PS i përgjigjet tre kushteve të Lulzim Bashës për Reformën Zgjedhore

PS i përgjigjet tre kushteve të Lulzim Bashës për Reformën Zgjedhore

168
0
Shares

Deklaratës së liderit të opozitës Lulzim Basha i cili tha se PD ka tre kushte për Reformën Zgjedhore, i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili ftoi opozitën në tryezë, ndërsa theksoi se për një reformë të rëndësishme nuk mund të ketë kushte.
“Oferta e Ramës për tryezën me opozitën është ende e vlefshme. Për një reformë të rëndësishme nuk mund të ketë kushte dhe për t’u ulur në një tryezë kusht i vetëm është vota e shqiptarëve. Dua ta them shumë qartë që ne jemi të gatshëm për të ngritur komision për reformën zgjedhore për çështjet e lëna pezull. Menjëherë sapo të nisë puna të gjitha çështjet e adresuara nga Basha të jenë pjesë e diskutimit.
Reforma zgjedhore do nisë prej javës tjetër. Dua tja them çdo shqiptari që është synimi ynë madhor për t’u mundësuar çdo shqiptari që në vitin 2021 të jenë dhe ata pjesëmarrës. Ne duhet të garantojmë një proces me integritet të plotë dhe ne jemi të angazhuar. Brenda grupit tonë ka shumë anëtarë që mund të drejtojnë komisionin. Ftesa jonë për një tryezë politikë për të bashkëdiskutuar është edhe për PD edhe për opozitën sezonale të LSI”, tha Balla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY