DETAJE FOTO GALERI/ Greqi, policia arreston 27 shqiptarë, 4 mijë grabitje në...

DETAJE FOTO GALERI/ Greqi, policia arreston 27 shqiptarë, 4 mijë grabitje në 10 vjet

190
1
Shares

Policia greke ka ndërmarrë një operacion masiv ku ka arrestuar 27 shqiptarë, 1 bullgar, 1 gjeorgjian, 1 grek dhe 1 banor i Bangladeshit.
Gjatë 10 viteve të fundit, këta persona janë autorë të grabitjeve të ndodhura në stacione autobusësh, metro dhe në aeroport te shtetasve të ndryshëm që udhëtonin me këto mjete transporti.
Kryesisht banda kishte ne fokusin e saj për të grabitur turistë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 18 shtetas të tjerë, kryesisht shqiptarë.
Ata kanë vepruar në zonat “Omonia”, “Evangelizmos”, “Megaro Musikis”, “Panormou”, “Sintagma”, “Metaksurgio” dhe “Kalithea” dhe në aeroportin “Eleftheros Venizelos” duke u ndarë në grupe nga 3-10 persona të cilët më pas ndanin fitimin me njëri-tjetrin, raporton “Panorama”.
Drejtues të grupit janë shqiptarë që janë arrestuar. Shumë nga sendet e vjedhura dërgoheshin me autobus në Shqipëri. Ky grup mund të kryente deri në 15 grabitje në ditë ne vlere totale mbi 3500 euro në ditë. Ne total ky grup mund të ketë kryer mbi 4000 grabitje, një shifër vërtet e frikshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY