Itali, shqiptarët grabisin biznesin, bllokohet pistoleta

Itali, shqiptarët grabisin biznesin, bllokohet pistoleta

222
0
Shares

Dy të rinj shqiptarë rezidentë në Altamura të Italisë janë arrestuar nga karabinierët dhe policia pasi konsiderohen si përgjegjës për një vjedhje me armë në një biznes shtëpiak.
M. E., dhe K. H., kanë përfituar nga festimet e festivalit San Riccardo, dhe kanë shkuar të maskuar në biznesin që kishin qëllim për ta vjedhur, ku njëri ishte i armatosur me një pistoletë dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur t’i marrin pronarit 500 euro dhe janë arratisur menjëherë.
Falë kërkimeve të disa patrullave të policisë në bashkëpunim më një kompani sigurimi private kanë arritur të identifikojnë makinën që kishin përdorur dy autorët e ngjarjes, një makinë tip Fiat “Panda” dhe i kanë arrestuar ata.
Në makinë policia gjeti një pistoletë tip “Kayman” me pesë plumba në karikator e cila u përdor nga autorët për të kërcënuar pronarin e biznesit.
Të arrestuarit janë dënuar për vjedhje dhe mbajtje të një arme të vjedhur dhe pa leje. Ata janë dërguar në një burg në Trani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY