PROPOZIMET/ Reforma Zgjedhore, PD depoziton sot kërkesën për Komision Ad-Hoc

PROPOZIMET/ Reforma Zgjedhore, PD depoziton sot kërkesën për Komision Ad-Hoc

110
0
Shares
Komisioni Reformes Zgjedhore, Foto Ilustruese, Arkivi

Partia Demokratike do të depozitojë sot në Parlament kërkesën për ngritjen e një komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore.
Shqetësimet kryesore të Partisë Demokratike që kanë të bëjnë me shitblerjen dhe manipulimin e votës, si dhe votimin e numërimin elektronik, do të diskutohen në një komision të Posaçëm që do të ngrihet në Parlament.
Marrëveshja e 18 majit mes Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha, parashikonte një bashkëpunim për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Dhe mazhoranca nuk ka humbur kohë, duke rikthyer në Kuvend për diskutim të gjitha propozimet ligjore që parashikojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Janë gjithsej 6 propozime ligjore që lidhen me ndryshime në Kod, një pjesë e të cilëve janë propozuar nga opozita dhe pjesa tjetër, nga deputetët e shumicës.
Burime nga mazhoranca sqarojnë për “Panorama” se të gjitha ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që janë kërkuar nga përfaqësuesit e opozitës dhe shumicës qeverisëse, do të diskutohen në një komision të posaçëm Ad-Hoc.
Të njëjtat burime sqarojnë se kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni Ad-Hoc për reformën zgjedhore e mbështet edhe mazhoranca, duke sqaruar se në këtë komision të posaçëm do të shqyrtohen të gjitha kërkesat e depozituara.
Demokratët do të kërkojnë sërish miratimin e ndryshimeve që do të mundësonin votimin dhe numërimin elektronik që në zgjedhjet e ardhshme vendore. Kreu i opozitës ka deklaruar se reforma zgjedhore është jetike për sistemin politik në Shqipëri, në mënyrë që zgjedhjet të prodhojnë një rezultat që përfaqëson vullnetin e shqiptarëve.

Opozita
Demokratët kanë tashmë projektin e tyre politik, të cilin do ta ofrojnë si propozim në komisionin Ad-Hoc, që do të krijohet në Kuvend. Lulzim Basha do të propozojë në Kuvend rikthimin e sistemit mazhoritar, ku Shqipëria të jetë e ndarë në 100 zona elektorale.
Burime nga selia blu, sqarojnë se demokratët do të propozojnë një sistem maxhoritar të pastër, por duke propozuar rritjen e pragut elektoral që do të sjellë forca politike në Parlament. Propozimi i demokratëve parashikon krijimin e 100 zonave elektorale, të cilat do të ketë përfaqësuesin e tyre në Parlament.
Edhe socialistët do të vijnë me ndryshimet e tyre në parlament, një prej të cilave parashikon edhe votimin e emigrantëve. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se marrëveshja me Ramën është “e vdekur”, por nëse ai do të jetë i gatshëm për të bashkëpunuar për Reformën Zgjedhore, PD do të angazhohet që të realizohet votimi dhe numërimi elektronik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY