Gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e policisë rrugore të qytetit Kavajë dhe Tiranë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në vijim të punës së tyre për ndëshkimin e drejtuesve të parregullt të mjeteve dhe në zbatim të planit të masave “Për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë” kanë arrestuar 9 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku 2 shtetas janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur personat…
– Sokol L., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Skoda”.
– D. B., 36 vjeçe, pasi është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Citroen”.
Janë arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt personat…
– Ramazan B., 60 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”.
– Ali D., 49 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”.
– Shkëlzen Canaj, 42 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Zarta”.
– Misir J., 29 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Loncin”.
– Erald Sh., 26 vjeç, banues në Kalush, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”.
– Viktor M., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”.
– Altin S., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Suzuki”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/