FOTO & DETAJE/ Kamëz, aksidenti tragjik me një të vdekur e tre...

FOTO & DETAJE/ Kamëz, aksidenti tragjik me një të vdekur e tre të plagosur, adoleshenti i vodhi babait çelësat e makinës

147
0
Shares

Aventura e disa të rinjve në moshë të re përfundoi keq dje në Kamzë për njërin prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, pasi një djalë 15-vjeçar arriti t’i merrte babait fshehurazi çelësat e makinës. Ai më pas ka dalë nga banesa dhe ka hipur në automjet, duke marrë si pasagjerë edhe tre shokë të tij.
Shëtitja e tyre nëpër rrugët dytësore të Kamzës nuk ka zgjatur shumë, pasi 15-vjeçari pa patentë, duke ecur shpejt me makinë, ka humbur kontrollin e mjetit. Për pasojë, makina tip “Benz” është përplasur në një shtyllë, duke lënë të plagosur tre pasagjerët dhe 15-vjeçarin që ndodhej në timon.
Njëri prej të rinjve humbi jetën rrugës për në spital. Drejtoria e Policisë së Tiranës informoi dje zyrtarisht se më 17. 09. 2017, rreth orës 15:25, në Numrin e Emergjencave 112 është bërë një telefonatë për një mjet të përplasur me një shtyllë në Kamzë.

Hetimet
Menjëherë pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Kamzë, policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Sipas dëshmive të para të mbledhura nga grupi i hetimit, ka rezultuar se 15-vjeçari që shkaktoi aksidentin ia kishte marrë çelësat e makinës babait të tij pa dijeninë e këtij të fundit.
Më pas, 15-vjeçari ka dalë fshehurazi nga banesa dhe ka hipur në makinën e parkuar aty pranë, duke ftuar edhe shokët e tij “për një shëtitje në lagje”.
Kjo shëtitje ka zgjatur vetëm 15 minuta, pasi si pasojë e humbjes së kontrollit nga adoleshenti, makina është përplasur në mënyrë ballore me një shtyllë, duke lëvizur më pas për të paktën 7 metra në mënyrë të çrregullt e jashtë çdo kontrolli.
Si pasojë e tronditjeve dhe goditjeve që kanë marrë, janë plagosur tre adoleshentë, nga të cilët njëri gjeti vdekjen rrugës për në spital.

Njoftimi i Policisë

Më datë 17. 09. 2017, rreth orës 15:25, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për një mjet të përplasur me një shtyllë në Kamëz.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se:
Në rrugën “Donald Tramp”, në Kamëz drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi E. P.,15 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit ku për pasojë është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre fëmijë, shtetasit E. B., 11 vjeç, K. T., 16 vjeç dhe K. C,. rreth 15 vjeç (të tre pasagjer në mjetin tip “Benz”).
Shtetasi K. C., rreth 15 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY