EMRI & DETAJE/ I riu nga sherri me truprojat e Adriatik Llallës,...

EMRI & DETAJE/ I riu nga sherri me truprojat e Adriatik Llallës, përfundon në spitalin Psikiatrik

496
0
Shares

Gjykata e Tiranës urdhëroi shtrimin e përkohshëm në spital, të një 22-vjeçari, që dyshohet se ka prishur qetësinë publike të qytetarëve dhe ka shkatërruar pronën e një shtetasi, ndërsa ka krijuar probleme me rendin, në ndërtesën ku banon Prokurori i Përgjithshëm.
Emri i shtetasit Oltion Zaka është referuar nga komisariati numër 1, jo vetëm për shkak të zhurmave të krijuara prej të dyshuarit, mesnatën e datës 7 shtator, por edhe sepse është konfliktuar me dy truprojat e numrit një të akuzës.
Siç thotë vendimi i gjykatës së Tiranës, në pallatin ku jeton Prokurori i Përgjithshëm, në mënyrë të përsëritur, Zaka ka fyer punonjësin e Gardës, që ndodhej në detyrë, shtetasin Bujar Ibrahimi.
Këto veprime kanë shkaktuar shqetësime edhe për komunitetin, shpjegohet më tej pasi i akuzuari ka dëmtuar edhe një mjet të parkuar.
Punonjësi i gardës, detyra e të cilit është të sigurojë banesën e Prokurorit të Përgjithshëm, shpjegon në kallëzim, se i pandehuri i kryen këto veprime në mënyrë të vazhdueshme, duke ua vështirësuar edhe atyre detyrën, në një kohë që për të njëjtat fakte, ka dorëzuar kallëzim në polici edhe truproja tjetër, shtetasi Sazan Rrushi.
Gjykata vëren se Oltion Zaka vuan nga problemet mendore dhe se sipas kartelës së tij, ai më herët është mbajtur nën kurim, në spitalin numër pesë, në Tiranë, ku edhe duhet të trajtohet sërish. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY