“Më thoshte pak fare e un s’kuptoja gjë”, 19 vjeçarja nga Lezha...

“Më thoshte pak fare e un s’kuptoja gjë”, 19 vjeçarja nga Lezha rrëfen ngjarjen që i shkatërroi jetën

672
0
Shares

Një eksperiencë siç është “hera e parë”, për një femër duhet të lërë mbresa tek ajo dhe ta kujtojë gjithmonë me nostalgji. Por ende ne disa rrethe të Shqipërise kjo eksperince perjetohet si tragjedi.  Një e re nga Lezha ka rrëfyer për “ShkodraNews” se si humbja e virgjërisë për të do të thotë shkatërrim jete.

“Jam 19 vjeçe e jetoj në Tale. Pak vite më parë bëra një gabim që ka ndikuar shumë shumë keq në të ardhmen time. Shoku i ngushtë i klasës, që arrita ta dashuroja gjithë shpirt në gjimnaz më mori virgjërinë. Ai nuk më mori për grua pasi kur i doli azili në Angli demek për gjakmarrje nuk u kujtua më për mua. Tani dikush nga fisi dëshiron që unë të martohem me një djalë emigrant. Djalë i mirë shumë. Prindërve i thashë që nuk dua të martohem, por unë s’dua sepse gabimin që kam bërë se di askush përveç motres së madhe. Ndihem shumë e ulët, e s’di ç’të bëj. Ai djali nuk e meriton një vajze që është e prekur. Kam mendu me u qep, por nuk dua ta përforcoj fajin. Djali që më mori virgjërinë më thoshte ‘pak fare’, e s’kuptoja që ashtu më mori vajzërinë. S’kisha shoqe e shokë. Ai djal ishte gjithçka për mua. Gjithsesi, nëse ky djali nuk më pranon, si duhet ta përfundoj këtë pa u shkatërruar familja ime?”,- shkruan ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY