STUDIMI/ Vaksinat e fëmijërisë mund të përmblidhen në një injeksion të vetëm

STUDIMI/ Vaksinat e fëmijërisë mund të përmblidhen në një injeksion të vetëm

104
0
Shares

Shkencëtarët amerikanë po punojnë për zhvillimin e një teknologjie, e cila e depoziton vaksinën në kapsula mikroskopike që lëshojnë një herë dozën fillestare, e pastaj në kohë të caktuara edhe pjesën tjetër të përmbajtjes së tyre. Përpjekja ka dhënë rezultat te kavjet, e nëse arrin të zbatohet te njerëzit do të ndihmojë të miturit në mbarë botën. Ekipi i kërkuesve të Institutit të Teknologjisë në Massachusets ka arritur të krijojë një lloj të ri mikrogrimce, që mund të kombinojë çdo gjë në një shpim të vetëm. Grimcat duken si filxhanë kafeje në miniaturë, të mbushura me materialin e vaksinës, e më pas të mbyllura me një lloj kapaku. Ato janë krijuar në mënyrë të tillë, që të çahen në kohën e duhur, duke e lëshuar atëherë kur duhet përmbajtjen e vet. Testet tregojnë se kjo ka ndodhur saktësisht në ditën e 9, të 20 dhe të 41-të pas injektimit te kavjet. Gjithashtu janë krijuar edhe grimca që zgjasin qindra ditë. Teknologjia nuk është testuar ende te pacientët. Vlera e saj do të ishte, sipas studiuesve, veçanërisht e madhe në vendet në zhvillim, ku jo të gjithë mund t’iu nënshtrohen rregullisht programeve rutinë të imunizimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY